Marsi kuqezi, ekipet kombëtare në misione “ndërkombëtare” dhe sfida historike

Muaji mars rikthen emocionet për të gjithë shqiptarët e apasionuar pas futbollit, muaj që sjell jo vetëm kuqezinjtë dhe kuqezezat në fushë për vitin 2026, por edhe objektiva të mëdha dhe sfida historike për të gjitha ekipet tona kombëtare.


Muaji mars rikthen emocionet për të gjithë shqiptarët e apasionuar pas futbollit, muaj që sjell jo vetëm kuqezinjtë dhe kuqezezat në fushë për vitin 2026, por edhe objektiva të mëdha dhe sfida historike për të gjitha ekipet tona kombëtare.

Për herë të parë në histori, Kombëtarja A do të luajë në fazën play-off të një Kampionati Botëror, duke shënuar një moment kulmor për futbollin shqiptar. Përballë do të jetë Polonia, një kundërshtar me traditë dhe eksperiencë, në një sfidë që do të zhvillohet në Varshavë më 26 mars, ora 20:45. Në varësi të rezultatit të kësaj përballjeje, Shqipëria do të luajë më 31 mars, ora 20:45, ndaj fitueses ose humbëses së çiftit Ukrainë/Suedi, me gjithçka që do të vendoset nga dueli i 26 marsit.

Edhe Kombëtarja U-21 nis një mision të veçantë ndërkombëtar në Antalia të Turqisë. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet në një miqësore speciale me përfaqësuesen e Japonisë më 27 mars, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë një tjetër sfidë prestigjioze ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Muaji mars sjell edhe nisjen e një tjetër rrugëtimi për Kombëtaren U-19, që starton fushatën kualifikuese për Europianin 2027. Nën drejtimin e Fatjon Tafajt, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjet e grupit B4 në “Shtëpinë e Futbollit”. Më 25 mars do të përballen me Luksemburgun, më 28 mars me Maltën dhe më 31 mars me Norvegjinë, të treja sfidat në ora 15:00.

Në fushë do të zbresë edhe Kombëtarja U-17 për djem, ku trajneri Armand Dama do të debutojë në pankinë në dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë, më 26 dhe 28 mars, në stadiumin e Vorës.

Paralelisht, Kombëtarja e vajzave ka nisur përgatitjet për kualifikueset e Botërorit 2027. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të luajë më 3 mars në transfertë ndaj Malit të Zi në Nikshiq, ora 14:00, ndërsa më 7 mars, ora 18:00, do të presë Çekinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ndërkohë, Kombëtarja U-17 për vajza do të zbresë në fushë më 4 mars në “Shtëpinë e Futbollit”, ora 14:00, përballë Izraelit, në një tjetër sfidë të rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar.

Ky muaj është i mbushur me sfida, emocione dhe objektiva të mëdha për të gjitha përfaqësueset kuqezi.

Kombëtarja A

Poloni – Shqipëri, 26 mars, ora 20:45, PGE Narodowy

Ukrainë – Suedi/ Poloni – Shqipëri, 31 mars, ora 20:45

Kombëtarja U-21

Japoni – Shqipëri, 27 mars, ora 12:00, Antalia

SHBA – Shqipëri, 30 mars, 15:00, Antalia

Kombëtarja U-19

Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2027

Luksemburg – Shqipëri, 25 mars, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri – Malta, 28 mars, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri – Norvegji, 31 mars, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

Kombëtarja U-17

Shqipëri – Letoni, 26 mars, ora 11:30, Vorë

Shqipëri – Letoni, 28 mars, ora 10:00, Vorë

Kombëtarja A – Vajza

Mal i zi – Shqipëri, 3 mars, ora 14:00, Nikshiq

Shqipëri – Çeki, 7 mars, ora 18:00, “Loro Boriçi”

Kombëtarja U-17 – Vajza

Raundi i dytë i kualifikueseve të Europianit 2026

Shqipëri – Izrael, 4 mars, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sezoni veror, platformë online për denoncimet e abuzimeve ndaj qytetarëve dhe turistëve

Duke nisur nga data 11 qershor, qytetarët do të kenë në dispozicion një platformë të re online për të denoncuar…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sezoni veror, platformë online për denoncimet e abuzimeve ndaj qytetarëve dhe turistëve

Duke nisur nga data 11 qershor, qytetarët do të kenë në dispozicion një platformë të re online për të denoncuar…