Konferenca e Sigurisë në Mynih. Kina: Së bashku për t’a vendosur anijen e historisë në kursin e duhur

Midis datave 13 dhe 15 shkurt zhvilloi punimet Konferenca e Sigurisë e Mynihut, që është një forum ndërkombëtar i përvitshëm, shumë i rëndësishëm, ku marrin pjesë kryetarë shtetesh dhe qeverish, ministra të mbrojtjes dhe të jashtëm, zyrtarë të lartë të organizatave ekonomike transnacionale si Bashkimi Evopian, ekspertë të sigurisë dhe akademikë, për të diskutuar çështje të tilla si siguria ndërkombëtare, konfliktet globale, terrorizmi, politikat e mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në Konferencën e Sigurisë në Mynih/Foto nga VCG

Nga Prof. Dr. Enriko Ceko

Midis datave 13 dhe 15 shkurt zhvilloi punimet Konferenca e Sigurisë e Mynihut, që është një forum ndërkombëtar i përvitshëm, shumë i rëndësishëm, ku marrin pjesë kryetarë shtetesh dhe qeverish, ministra të mbrojtjes dhe të jashtëm, zyrtarë të lartë të organizatave ekonomike transnacionale si Bashkimi Evopian, ekspertë të sigurisë dhe akademikë, për të diskutuar çështje të tilla si siguria ndërkombëtare, konfliktet globale, terrorizmi, politikat e mbrojtjes. Kjo konferencë i ka fillesat që në vitin 1963 dhe tashmë është një nga forumet më të rëndësishme të sigurisë në botë. Sipas rastit dhe gjendjes aktuale, në këtë konferencë diskutohen edhe çështje të tjera përveç sa më lart, dhe, në këtë edicion u trajtuan edhe sfidat që ka sjellë konflikti Ukrainë – Rusi, tensionet në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet midis fuqive të mëdha, etj.

Në edicionin e këtij viti, Kina u përfaqësua nga Kryediplomati i saj, Ministri i Punëve të jashtme, Wang Yi, i cili mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm, me anë të të cilit trajtoi tematikën e iniciativave dhe propozimeve të Kinës mbi çështjet globale të sigurisë.

Ai tha: “Të bashkojmë duart për ta vendosur anijen e historisë në kursin e duhur”, sepse përgjatë viteve, por kryesisht vitin e fundit, peizazhi ndërkombëtar u shënua nga transformime dhe trazira në rritje, dhe ligji i xhunglës dhe unilateralizmi u përhapën me shpejtësi. Kjo ka bërë që njerëzimi të jetë në një udhëkryq të ri për kauzën e paqes dhe zhvillimit”.

Kryediplomati kinez Wang Yi takohet me kancelarin gjerman Friedrich Merz/Foto nga VCG

Në këtë moment dhe nën këto kushte, Presidenti i Kinës, Xi Jinping, propozoi Iniciativën për Qeverisje Globale (GGI) dhe bëri thirrje për ndjekjen e parimeve të barazisë sovrane, sundimit ndërkombëtar të ligjit, multilateralizmit, qasjes së përqendruar te njerëzit dhe veprimeve reale, me qëllim ndërtimin e përbashkët të një sistemi qeverisjeje globale më të drejtë dhe të barabartë. Kjo iniciativë, menjëherë pas shpalljes së saj, ka marrë përgjigje të gjerë nga bashkësia ndërkombëtare, sepse i jep shtysë të re përpjekjes për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, duke ofruar një orientim të drejtë dhe të qartë për anijen gjigante të historisë drejt një të ardhmjeje më të ndritur, që tashmë kërkon reformim dhe përmirësim të qeverisjes globale, me anë të rigjallërimit të sistemit të Kombeve të Bashkuara, si një ndërtesë e ndërtuar bashkërisht nga popujt e botës, që tashmë kanë përgjegjësi për ta përforcuar dhe rinovuar atë.

Është e dukshme se edhe pse OKB-ja nuk është e përsosur, ajo përsëri mbetet organizata ndërqeveritare më universale dhe më autoritare në botë dhe pa të, bota do të kthehej në ligjin e xhunglës ku i forti pre i dobëti, dhe shumë vende të vogla dhe të mesme do të humbisnin themelin shumëpalësh kritik për mbijetesën dhe zhvillimin e tyre.

Më pas Wang Yi theksoi se: “Në reformimin dhe përmirësimin e qeverisjes globale, çelësi qëndron në bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e të gjitha vendeve”, përkundrejt disa vendeve që tentojnë të (1) sjellin tejzmadhim të dallimeve dhe mosmarrëveshjeve, (2) vendosin veten mbi të gjithë të tjerët, (3) nxisin konfrontimin e bllokut dhe madje (4) ringjallin mentalitetin e Luftës së Ftohtë, prirje që (1) kanë gërryer themelet e besimit, (2) kanë përkeqësuar atmosferën e bashkëpunimit dhe (3) kanë penguar funksionimin e institucioneve ndërkombëtare.


Foto nga VCG

Ndryshimet midis vendeve për shkak të sistemeve, ideologjive dhe aspekteve antropologjike nuk mund të zbehin faktin se ne të tërë jetojmë në një botë multipolare, në të cilën duhet praktikuar multilateralizmi i vërtetë, për më shumë demokraci në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në mënyrë që çështjet globale të diskutohen nga të gjithë dhe e ardhmja e botës të mund të vendoset nga të gjithë, duke garantuar që të gjitha vendet t’i përmbahen të njëjtit grup normash themelore, që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare të mbështetura nga qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, ku të gjitha vendet të jenë të barabarta në aspektin e të drejtave, mundësive dhe rregullave, të gjitha vendet, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, të jenë në gjendje të gjejnë pozicionin e tyre dhe të luajnë rolet e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vendet e mëdha në veçanti të udhëheqin me shembull dhe inteligjencë, për të promovuar barazi, të mos imponojnë vullnetin e tyre mbi të tjerët dhe të ndërmarrin iniciativa për të inkurajuar hapjen, të ndalojnë konfliktet, të nxisin paqen dhe jo të nxitin unilateralizmin egoist dhe konfliktet e ndryshme, që tashmë numërohen edhe më shumë se 60 të tilla që zvarriten e zvarriten, pa sjellë zgjidhje.

Për këtë propozimi i Presidentit Xi shërben si një vizion për sigurinë e përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme.

Konkretisht, (1) në Gaza, realizimi i armëpushimit dhe rindërtimit ende kërkon përpjekje të pandërprera, (2) situata në Iran ka një ndikim të drejtpërdrejtë në paqen në Lindjen e Mesme, (3) lidhur me krizën e Ukrainës, dera e dialogut është më në fund e hapur, (4) në Venezuelë vija e kuqe e ligjit ndërkombëtar nuk duhet të kalohet dhe duhet të mbështetet parimi i sovranitetit shtetëror dhe në këto konflikte dhe në të tjera, të tëra palët e interesuara duhet të shfrytëzojnë të tëra mundësitë për të arritur një marrëveshje paqeje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese, për të hequr shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.


Gazë, 15 shkurt 2026/Foto nga VCG

Kina nga ana e saj – vazhdoi fjalën e tij Ministri i Punëve të Jashtme – “në zbatim të Planit të saj të 15-të Pesëvjeçar për zhvillim ekonomik dhe social, synon të sigurojnë një jetë më të mirë për njerëzit, duke aspiruar për një mjedis të jashtëm të qëndrueshëm. Kina do të jetë një forcë e vendosur për paqen, do jetë forcë e besueshme për stabilitet dhe do mbështesë drejtësinë dhe ndershmërinë ndërkombëtare, si një forcë progresive në histori, duke çuar përpara katër iniciativat kryesore globale dhe duke promovuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”.

Në lidhje me Evropën përfaqësuesi i Kinës theksoi se “Kina edhe Evropa kanë qytetërime të nderuara prej kohësh dhe qëndrojnë si pole të domosdoshme në këtë botë shumëpolare. Kina dhe Evropa janë partnere, jo rivale sistemikë, që mund të punojnë së bashku për të rikalibruar rrjedhën e historisë dhe për të krijuar një botë më të mirë, sepse edhe në natyrë tha ai “të gjitha gjërat rriten së bashku pa dëmtuar njëra-tjetrën; rrugët ecin paralelisht pa konfliktin për të sjellë dhe mirëmbajtur harmoni dhe jo thjesht dhe vetëm uniformitet”.

Në lidhje me marrëdhëniet me Japoninë, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, kërkoi vigjilencë kundër trendeve të fundit të rrezikshme që janë shfaqur atje, kryesisht për çështjen e Tajvanit, që sfidojnë drejtpërdrejt sovranitetin e Kinës dhe rendin ndërkombëtar të pasluftës. Ai i kujtoi popullit japonez të mos verbohet dhe të mos detyrohet përsëri nga forcat e ekstremit të djathtë dhe ideologjitë ekstreme.


Foto nga VCG

Wang Yi ju përgjigj edhe pyetjeve të bëra nga përfaqësuesit e medias ndërkombëtare në përgjithësi dhe në veçanti në lidhje me gjendjen në Azi, duke theksuar se “Kina nuk pajtohet që situata rajonale është gjithnjë e më e tensionuar dhe ajo është një shtyllë paqeje në rajon dhe më gjerë dhe Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në stabilitetin rajonal si një forcë e rëndësishme për paqen globale”

Në lidhje me konfliktin Urakinë – Rusi, ai theksoi se Kina është e angazhuar për të nxitur bisedimet e paqes, duke theksuar se Evropa ka një vend të merituar në tryezën e negociatave, duke theksuar specifikisht për këtë çështje se “pozicioni i Kinës është shumë i qartë – të gjitha pikat e nxehta rajonale duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe konsultimit, dhe e njëjta gjë vlen edhe për çështjen e Ukrainës”.

Gjatë ditëve të kësaj veprimtarie Wang Yi Ai u takua edhe me liderë ose homologë nga shumë vende si për shembull me kancelarin gjerman, kryediplomatë amerikanë, francezë, kanadezë, etj.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Rajonal Memorial Fier në fillim të 2026-ës

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe teknologjinë moderne në…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Rajonal Memorial Fier në fillim të 2026-ës

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe teknologjinë moderne në…