Projektligji për mjedisin, Fond Kombëtar dhe financim deri në 100% projektet mjedisore

Këshilli i Ministrave ka propozuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, me synim forcimin e mekanizmave për restaurimin e natyrës, certifikimin e largimit të karbonit dhe mbështetjen financiare të projekteve në fushën e mjedisit.


Këshilli i Ministrave ka propozuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, me synim forcimin e mekanizmave për restaurimin e natyrës, certifikimin e largimit të karbonit dhe mbështetjen financiare të projekteve në fushën e mjedisit.

Projektligji parashikon shtimin e “restaurimit të elementeve të natyrës” si një prej masave për mbrojtjen e mjedisit.

Masat konkrete për restaurimin e natyrës do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin.

Një tjetër risi është parashikimi i certifikatës së largimit të karbonit, e cila do t’u jepet nga ministria personave fizikë dhe juridikë që, gjatë aktivitetit të tyre dhe prodhimit të produkteve, largojnë, mbledhin dhe depozitojnë karbonin në produkte, në përputhje me kriteret e përcaktuara.

Kriteret, procedurat, kërkesat, mënyra e dhënies, përdorimit dhe vlefshmërisë së certifikatës, si dhe funksionimi i komisionit përgjegjës për lëshimin e saj, do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Projektligji riformulon gjithashtu kompetencat e ministrisë përgjegjëse për mjedisin, duke e përcaktuar atë si organ qendror politikëbërës dhe koordinues në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Ministria do të ketë ndër të tjera përgjegjësi për hartimin e strategjive dhe planeve kombëtare mjedisore, lëshimin e lejeve, licencave dhe autorizimeve, si dhe mbështetjen financiare të projekteve mjedisore.

Në këtë kuadër, propozohet krijimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit në formën e një fondi financiar publik, që do të mbështesë politikën kombëtare të mbrojtjes së mjedisit. Burimet e tij do të jenë buxheti i shtetit dhe financime vendase apo të huaja për këtë qëllim.

Mbështetja financiare nga fondi do të jepet në formën e granteve, subvencioneve ose instrumenteve të tjera financiare për realizimin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e mjedisit.

Sipas projektligjit, ministria do të financojë projekte të paraqitura nga organizata jofitimprurëse dhe individë që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre fushën e mjedisit, projekte dhe veprimtari me buxhet të konsiderueshëm, si dhe nisma të ideuara e të propozuara nga vetë ministria dhe agjencitë e saj të varësisë.

Skema e financimit mund të mbulojë deri në 100% të kostove të miratuara të projektit.

Projektet do të përzgjidhen nga një komision i përbërë nga pesë nëpunës të administratës publike të nivelit të lartë dhe të mesëm, drejtues të strukturave përgjegjëse për mjedisin. Komisioni do të ketë kompetencë të përzgjedhë dhe klasifikojë projektet, si dhe t’i propozojë ministrit veprimtari e projekte në fushën e mjedisit.

Projektligji parashikon gjithashtu përcaktimin e kritereve dhe procedurave për mbështetjen financiare, ndërsa mënyra e funksionimit të komisionit do të përcaktohet me rregullore të miratuar nga ministri përgjegjës për mjedisin.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë që ligji të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”, ndërsa efektet financiare të tij të fillojnë më 1 janar 2027.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…