Rama: Shkalla e meritës pjesë e “Pasqyrë Albania”, sistem i ri për punësimin në administratë

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist konceptin e Shkallës së Meritës, një sistem që do të jetë pjesë e “Pasqyrë Albania” dhe që synon ta vendosë meritokracinë në themel të konkurrimit për vendet e punës në administratën publike.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist konceptin e Shkallës së Meritës, një sistem që do të jetë pjesë e “Pasqyrë Albania” dhe që synon ta vendosë meritokracinë në themel të konkurrimit për vendet e punës në administratën publike.

Sipas Ramës, çdo qytetar që kërkon të konkurrojë për një vend pune në administratë do të ketë mundësi të regjistrohet në sistem përmes pasaportës së meritës, ku do të evidentohen arsimi, përvoja profesionale, aftësitë dhe rezultatet e kandidatit.

“Shkalla e Meritës do të hapë një derë që do të qëndrojë gjithmonë e hapur, përsëri përmes “Pasqyrë Albania”, ku qytetari që do, i riu që do, në Tiranë, Shqipëri apo Australi, gjithmonë nënshtetas i Republikës së Shqipërisë, të paraqitet dhe të regjistrohet me një pasaportë merite të tijën”, tha Rama.

Ai shpjegoi se kandidati do të deklarojë profilin e tij profesional dhe do të njoftohet sa herë të hapet një pozicion që përputhet me aftësitë e tij.

Një element i rëndësishëm i sistemit do të jetë provimi digjital, i cili, sipas Ramës, synon të minimizojë ndikimin e njohjeve personale në procesin e punësimit.

“Provimi bëhet digjital. Ti s’ke nevojë të njohësh, nuk ke nevojë të vish”, u shpreh Rama, duke theksuar se pasaporta e kandidatit do të shndërrohet në një kod dhe vlerësuesit nuk do të kenë informacion mbi identitetin e personit që po konkurron.

Sipas tij, banka e pyetjeve do të menaxhohet nga vetë sistemi, ndërsa vlerësuesit do të jenë të verbër ndaj identitetit të kandidatëve.

“Për Pasqyrën janë vetëm një kod, jo një emër. Në bazë të pasaportës, kodi merr sinjalin, futet në konkurs”, deklaroi Rama.

Në përfundim, vendimi për kandidatin do të certifikohet nga komisioni përkatës, ndërsa Rama tha se struktura e re do ta bëjë shumë më të vështirë ndërhyrjen apo përmbysjen e rezultatit të konkurrimit.

Rama tha gjithashtu se mekanizmi synon të krijojë një bazë të dhënash të aftësive dhe profesionistëve shqiptarë, përfshirë ata që jetojnë jashtë vendit, duke i dhënë administratës mundësi të identifikojë kapacitetet që i nevojiten dhe t’i përfshijë ato përmes një procesi të bazuar në meritë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…