
Sulmi me dron në Leipzig, Rama: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës
Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle, duke e cilësuar incidentin si një akt agresioni kundër Gjermanisë dhe Evropës.

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle, duke e cilësuar incidentin si një akt agresioni kundër Gjermanisë dhe Evropës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se “një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën tashmë të qartë edhe vetë qeveria gjermane”.
“Solidaritet i plotë me mikun tim Friedrich Merz, me qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Përballë luftës hibride nuk ka vend për hezitim”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “Shqipëria qëndron e palëkundër përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s”.
“Jemi më të fortë kur veprojmë të bashkuar”, tha Rama.
Gjermania e konsideron Rusinë përgjegjëse për sulmin hibrid të 4 gushtit në aeroportin e Lajpcigut. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha sot se hetimet policore, mënyra e kryerjes së sulmit dhe të dhënat e shërbimeve të inteligjencës çojnë në përfundimin se pas incidentit qëndron Rusia.
/Marrë nga ATSH


















