Rama: Detajim i programit të sezonit të ri, në nëntor konferencë kombëtare “Shqipëria Sociale”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e së premtes në Tiranë një takim pune me drejtuesit politikë dhe përfaqësuesit e qeverisë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri qeverisës dhe përcaktimit të prioriteteve të punës në territor.

Screenshot

Në fokus të takimit ishte detajimi i programit të sezonit të ri, me theks te forcimi i pranisë së strukturave qeverisëse në territor dhe përmirësimi i shërbimeve publike për qytetarët.

“Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri-deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania”, bëri të ditur Rama.

Sipas kryeministrit, një tjetër çështje e diskutuar ishte progresi në hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, e cila synon të konsolidojë ndërhyrjet dhe politikat sociale në funksion të qytetarëve.

Rama njoftoi se kësaj nisme do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor, ku pritet të prezantohen dhe diskutohen më tej objektivat dhe masat konkrete.

Takimi u fokusua gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe deputetëve, me qëllim koordinimin më të mirë të punës dhe adresimin e nevojave të qytetarëve në territor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Detajim i programit të sezonit të ri, në nëntor konferencë kombëtare “Shqipëria Sociale”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e së premtes në Tiranë një takim pune me drejtuesit politikë dhe përfaqësuesit e qeverisë,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia