Nis shtrimi i 3,2 km rrugë në Prezë, Balla: Investim për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla inspektoi nisjen e punimeve për shtrimin e rrugës së Palaqit në Prezë, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjen e zhvillimit turistik të zonës.

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vorë, Blerim Shera, Balla vlerësoi potencialin e Prezës si një destinacion turistik dhe agroturistik në rritje.

“Preza është një destinacion shumë i bukur dhe me disa pika agroturistike tepër cilësore. Bashkë me kryetarin e Bashkisë, Blerim Shera, pamë nga afër nisjen e punimeve për shtrimin e 3.2 kilometrave të rrugës së Palaqit, një investim falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, u shpreh Balla.

Sipas tij, investimi do të përmirësojë ndjeshëm aksesin për banorët dhe bizneset e zonës, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë lokale.

Punimet janë pjesë e investimeve infrastrukturore që po realizohen në bashkinë e Vorës, me fokus përmirësimin e lidhjeve rrugore dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia