Shqipëria përfaqësohet në kongresin Ndërkombëtar të Hortikulturës në Kyoto

Shqipëria përfaqësohet në këtë forum ndërkombëtar nga akademiku Nazim S. Gruda, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili ka një rol të rëndësishëm në strukturat shkencore të Kongresit.


Në Kyoto të Japonisë ka nisur kongresi i 32-të Ndërkombëtar i Hortikulturës (IHC2026), një prej veprimtarive më të rëndësishme shkencore ndërkombëtare në këtë fushë, që do të zhvillohet deri më 28 gusht me pjesëmarrjen e studiuesve, akademikëve, ekspertëve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme të botës.

Shqipëria përfaqësohet në këtë forum ndërkombëtar nga akademiku Nazim S. Gruda, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili ka një rol të rëndësishëm në strukturat shkencore të Kongresit.

Akad. Gruda është anëtar i Komitetit Shkencor të IHC2026 dhe i Komitetit Shkencor të Simpoziumit S14, që i kushtohet vlerësimit të ndikimit dhe shtrirjes së inovacioneve për një hortikulturë të qëndrueshme.

Gjatë punimeve, akademiku shqiptar do të jetë ligjërues kryesor dhe do të drejtojë një sesion shkencor, duke prezantuar përvojën dhe ekspertizën e tij në sistemet inovative dhe të qëndrueshme të prodhimit hortikulturor.

Një tjetër moment i rëndësishëm i Kongresit pritet të jetë konfirmimi i akad. Grudës si kryetar i Seksionit të Hortikulturës në Mjedise të Mbrojtura (Greenhouse and Indoor Production Horticulture) të Shoqatës Ndërkombëtare për Shkencën e Hortikulturës (ISHS), për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Sipas Akademisë së Shkencave, përfshirja e akad. Grudës në strukturat shkencore dhe drejtuese të ISHS-së përbën një vlerësim të kontributit të tij në shkencën ndërkombëtare të hortikulturës dhe një përfaqësim të rëndësishëm të Shqipërisë në këtë forum global.

Kongresi IHC2026 zhvillohet nën kujdesin e ISHS-së, organizatë ndërkombëtare që bashkon komunitetin shkencor të hortikulturës dhe promovon kërkimin, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e njohurive në këtë sektor.

Burimi ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…