Beja në Vlorë dhe Kakavijë: Shërbim më i shpejtë në dogana për flukset e sezonit veror

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka intensifikuar monitorimin në pikat doganore gjatë sezonit veror, me synim menaxhimin sa më efikas të flukseve të shtuara të udhëtarëve dhe automjeteve.


Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka intensifikuar monitorimin në pikat doganore gjatë sezonit veror, me synim menaxhimin sa më efikas të flukseve të shtuara të udhëtarëve dhe automjeteve.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi vizita inspektuese në degët doganore Vlorë dhe Kakavijë, ku u njoh me ecurinë e punës, organizimin e shërbimit dhe masat e marra për përballimin e flukseve në hyrje dhe dalje.

Gjatë takimeve me punonjësit doganorë, Beja kërkoi shërbim të shpejtë dhe profesional, duke theksuar se lehtësimi i lëvizjes duhet të shoqërohet me kontrollin e nevojshëm dhe zbatimin korrekt të legjislacionit doganor.

Në fokus ishte edhe respektimi i standardeve të integritetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë, si elemente të rëndësishme për forcimin e besimit të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit tek administrata doganore.

Sipas njoftimit nga Dogana, monitorimi në terren do të vijojë edhe në pika të tjera doganore, në kuadër të garantimit të një shërbimi më efikas dhe profesional gjatë sezonit të verës.

Lexo më shumë nga

Rama: Mbyllja e Kapitullit 20 me BE, njohje e reformave dhe transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Luksemburgu se me mbylljen e Kapitullit 20 të negociatave me BE-në Shqipëria ka hedhur…

Global 360

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar homologen e tij nga Kosova, Justina Shiroka – Pula për marrjen e…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Mbyllja e Kapitullit 20 me BE, njohje e reformave dhe transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Luksemburgu se me mbylljen e Kapitullit 20 të negociatave me BE-në Shqipëria ka hedhur…