QKK hap thirrjen për aplikime për filmin artistik me metrazh të gjatë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) hapi thirrjen për aplikime në kategorinë “Film Artistik me Metrazh të Gjatë – Vepër e Parë”, duke ftuar kineastët shqiptarë dhe talentet e reja të paraqesin projektet e tyre.

Thirrja u drejtohet krijuesve që kanë një vizion të veçantë dhe një histori për të sjellë në ekranin e madh, duke synuar të mbështesë realizimin e veprave të para artistike me metrazh të gjatë.
Sipas njoftimit të QKK-së, aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 shtator 2026, ndërsa ora zyrtare e mbylljes është 12:00, në kategorinë e aplikimit “Film Artistik me Metrazh të Gjatë – Vepër e Parë”. QKK ftoi kineastët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara nga kjo qendër dhe të publikuara në faqen zyrtare të institucionit.
Thirrja synon t’u krijojë hapësirë talenteve të reja për të bërë hapin e parë drejt realizimit të një filmi artistik me metrazh të gjatë dhe prezantimit të projekteve të tyre në ekranin e madh.
Burimi ATSH