Zjarret në vend, Balla: Drejtësia është dorëzuar përpara piromanëve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ashpër lidhur me zjarrvëniet e qëllimshme në vend, duke kërkuar ndëshkim më të fortë të autorëve.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ashpër lidhur me zjarrvëniet e qëllimshme në vend, duke kërkuar ndëshkim më të fortë të autorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se Kodi Penal parashikon dënime deri në 20 vite burg për zjarrvënien e qëllimshme të pyjeve, por sipas tij, të dhënat për hetimet dhe dënimet tregojnë një situatë shqetësuese.

“Drejtësia shqiptare është dorëzuar përpara piromanëve”, deklaron Balla, duke iu referuar të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave gjatë pesë viteve janë hetuar 211 çështje për zjarrvënie, ndërsa vetëm 18 persona janë gjetur fajtorë.

Ai sjell në vëmendje edhe zjarrin e madh në Krujë, i cili u vu nën kontroll pas një beteje të vështirë me flakët.

Sipas Ballës, në media është raportuar se personi i dyshuar për zjarrvënien është liruar, pasi prokurori e ka konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij nga Policia e Shtetit.

Balla shprehet se mungesa e ndëshkimit efektiv mund të inkurajojë autorët e zjarrvënieve dhe të rëndojë edhe më shumë situatën për strukturat që përballen çdo ditë me zjarret.

“Nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm, ku vetëm 1 në 12 raste zjarrvënie gjendet një fajtor dhe kur as ky 1 ndër 12 nuk bëhet shembull, zjarrfikësit nuk do t’ia dalin dot më”, deklaron Taulant Balla.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për “UNHERD”: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit të medias britanike “UnHerd”, Aris Roussinos, se protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për “UNHERD”: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit të medias britanike “UnHerd”, Aris Roussinos, se protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit…