Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, Koçiu: Punimet e Fazës III vijojnë me ritme të larta

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka ndarë sot pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë–Durrës, një prej akseve kryesore rrugore të vendit.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka ndarë sot pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë–Durrës, një prej akseve kryesore rrugore të vendit.

Sipas Koçiut, punimet për Fazën III të zgjerimit po vijojnë me ritme të larta, me synim transformimin e një prej korridoreve më të rëndësishme të qarkullimit në një infrastrukturë moderne dhe me standarde europiane.

Investimi synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, ndërsa pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e zonave përgjatë aksit Tiranë–Durrës.

Njëkohësisht, kanë përfunduar përpara afatit punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar, duke mundësuar vijimin normal të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës.

Koçiu e cilësoi investimin si pjesë të punëve dhe investimeve konkrete në infrastrukturën e vendit, duke e lidhur atë me objektivin e Shqipërisë drejt vitit 2030 dhe integrimit europian.

Superstrada Tiranë–Durrës përbën një nga akset më të rëndësishme të transportit në vend, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve dhe lidhjes që krijon mes kryeqytetit dhe qytetit bregdetar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Mos u bëni shkaktarë zjarresh

Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Mos u bëni shkaktarë zjarresh

Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve…