
Rama: Kthesa e mandatit të katërt, dyer të reja për ata që duan të shërbejnë në sektorin publik
Kryeministri Edi Rama informoi sot se në kuadrin e ndryshimeve për kthesën e mandatit të katërt, do të hapen dyer të reja për ata që duan të shërbejnë në sektorin publik.

Kryeministri Edi Rama informoi sot se në kuadrin e ndryshimeve për kthesën e mandatit të katërt, do të hapen dyer të reja për ata që duan të shërbejnë në sektorin publik.
Rama publikoi thirrjen e shpallur nga Agjencia për Media dhe Informim (MIA), ndërsa u shpreh se ky është njëri nga rastet që postohet për t’u parë nga sa më shumë të interesuar.
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka publikuar thirrjen e hapur për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik.
Në këtë kuadër, rrjeti MIA hap dy mundësi për të interesuarit.
“Puno me ne dhe bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.
Bashkëpuno me ne dhe sill një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për të përmirësuar mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët”, thuhet në njoftimin e MIA-s.
Përmes kësaj thirrjeje, MIA kërkon ide dhe aftësi në komunikim, media, rrjete sociale, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn, të dhëna dhe formate të reja komunikimi.
Afati i aplikimeve është datat 10 shtator dhe të interesuarit mund të marrin innformacion të plotë në linkun: https://mia.gov.al/rrjeti-mia-nje-thirrje-e-hapur-per…/.
Po ashtu kushdo që është i interesuar mund të aplikojë në adresën: [email protected], duke dërguar edhe një video deri në 60 sekonda ku prezanton idenë e tij.
“Nuk duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot. Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër”, thuhet në njoftimin e MIA-s.
Burimi ATSH



















