Nga një sipërfaqe e vogël drejt tregjeve ndërkombëtare, Rama ndan shembullin e sipërmarrjes shqiptare

Në Krutje të Lushnjës, “ADEK FRUCHT” është një Shoqëri Bashkëpunimi Bujqësor që e ka nisur aktivitetin në vitin 2019, me një sipërfaqe prej vetëm 1 hektar, ndërsa sot është ndër eksportuesit kryesorë të kajsive “Made in Albania” drejt tregut italian.


Në Krutje të Lushnjës, “ADEK FRUCHT” është një Shoqëri Bashkëpunimi Bujqësor që e ka nisur aktivitetin në vitin 2019, me një sipërfaqe prej vetëm 1 hektar, ndërsa sot është ndër eksportuesit kryesorë të kajsive “Made in Albania” drejt tregut italian.

Kryeministri Edi Rama ndau sot shembullin e kësaj sipërmarrjeje, e cila sipas tij dëshmon potencialin e bujqësisë shqiptare.

Administratori i kompanisë, Armelin Meta tregon rrugëtimin dhe zhvillimin e aktivitetit, si edhe rëndësinë e mbështetjes për fermerët dhe sipërmarrjet bujqësore.

“Ne kemi nisur biznesin tonë në bujqësi në vitin 2019 me rreth 1 hektar manaferra. Më pas, filluam me kultivimin e kajsisë, të kontraktuar me kompani italiane dhe për pjesën e shitjes. Aktualisht kemi rreth 8 hektarë tokë dhe rreth 12 hektarë kajsi të kultivuara, duke shpresuar për rritjen e biznesit edhe me ndihmën e AZHBR-së për të bërë plantacionet e reja”, u shpreh ai.

Meta vlerësoi po ashtu se masa 10% e rimbursimit nga AZHBR e ka ndihmuar shumë.

“Kjo ishte një masë shumë e mirë e marrë nga AZHBR-ja, kështu që shpresojmë edhe për më vonë që të kemi mbështetjen e AZHBR-së për rritjen e biznesit tonë”, u shpreh ai.

Marrë nga ATSH

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…