AZHBR apel fermerëve: Plotësimi i dokumentacionit për përfituesit e Skemës Kombëtare deri më 13 gusht

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) u bën thirrje fermerëve të shpallur përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026 të respektojnë afatet për plotësimin e dokumentacionit


Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) u bën thirrje fermerëve të shpallur përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026 të respektojnë afatet për plotësimin e dokumentacionit dhe përmbushjen e kushteve të përfitueshmërisë, duke paralajmëruar se dokumentet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Sipas njoftimit të AZHBR-së, listat e përfituesve për masat 1 deri në 4 janë publikuar më 21 korrik 2026 dhe afati 20-ditor kalendarik për plotësimin e dokumentacionit përfundon më 10 gusht 2026.

Ndërkohë, për masat 5 deri në 7, si edhe për masën 9, listat janë shpallur më 24 korrik 2026, ndërsa afati për përmbushjen e kushteve të përfitueshmërisë përfundon më 13 gusht 2026.

AZHBR thekson se, në zbatim të Udhëzimit përkatës, të gjithë aplikantët e shpallur fitues duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës dhe të plotësojnë të gjitha kushtet e kërkuara brenda afateve të përcaktuara.

Agjencia nënvizon se dokumentacioni i paraqitur pas përfundimit të afatit nuk do të merret në shqyrtim, ndërsa aplikantët që nuk përmbushin kushtet e përfitueshmërisë brenda afatit do të skualifikohen nga skema mbështetëse.

Për të verifikuar afatet dhe informacionin e detajuar për secilën masë, fermerët mund të konsultojnë njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të AZHBR-së: https://azhbr.gov.al/njoftime-per-fermeret/

Sipas AZHBR-së, për masat 1-4 janë kualifikuar gjithsej 21 179 aplikime, të cilat përfitojnë mbështetje për zhvillimin e tufave të matrikulluara, bletarisë dhe mbarështimit të derrave. Ndqrsa për masat mbështetëse 5-9, që synojnë zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme, rritjen e standardeve të prodhimit dhe mbështetjen e sektorit të peshkimit, janë kualifikuar 20 636 aplikime.

Në total 42 728 fermerë aplikuan për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, vlera e kërkesave të tyre shënoi 7 miliardë lekë, nga 5,2 miliardë lekë që është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria.

Skema përfshin 12 masa mbështetëse, të ndara në 9 masa me pagesa direkte dhe 3 masa investimesh.

Aplikimet për fermerët u hapën më 25 maj 2026 dhe u mbyllën më 6 korrik 2026, pasi afati fillestar i parashikuar deri më 26 qershor u shty për t’u dhënë më shumë kohë aplikantëve.

Burimi ATSH

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…