
Tatimet: Tolerancë zero ndaj informalitetit gjatë sezonit turistik
Administrata tatimore u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë gjithmonë faturën tatimore dhe të denoncojnë çdo rast në aplikacionin Denonco Evazionin.

Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në Vlorë dhe Sarandë kundër evazionit fiskal.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë evidentuar raste të moslëshimit të faturës tatimore, punonjës të padeklaruar, aktivitet të paregjistruar dhe shkelje të tjera të legjislacionit tatimor.
Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit për të mbrojtur konsumatorët, garantuar konkurrencën e ndershme dhe forcuar formalizimin e ekonomisë.
Administrata tatimore u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë gjithmonë faturën tatimore dhe të denoncojnë çdo rast në aplikacionin Denonco Evazionin.


















