Rama: Gati ta çojmë në 1 miliard euro mbështetjen për programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është e gatshme të rrisë mbështetjen financiare për bizneset e vogla dhe të mesme deri në 1 miliard euro, në kuadër të programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është e gatshme të rrisë mbështetjen financiare për bizneset e vogla dhe të mesme deri në 1 miliard euro, në kuadër të programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Duke iu drejtuar sipërmarrësve gjatë prezantimit të programit, Rama tha se faza e parë e mbështetjes nis me 250 milionë euro, ndërsa madhësia e financimit në vijim do të përcaktohet nga rezultatet e këtij blloku fillestar.

“Ne jemi gati të shkojmë deri në 1 miliardë euro për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme që vijnë nga mbështetja e qeverisë, në mënyrë që askush të mos thotë se nuk ka mbështetje financiare për të bërë planin e tij”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se financimi nuk do të jepet automatikisht, por do të bazohet në projekte dhe plane konkrete biznesi, të cilat duhet të vlerësohen dhe miratohen nga institucionet financiare.

“Këto nuk janë para që do të jenë te sporteli i bankës dhe do t’i marrin të gjithë me zarf. Këto janë njësoj si fondet e Bashkimit Evropian, ku mundësia ekziston, por për t’i marrë duhet të plotësohen disa kushte dhe të ndërtohen projekte të besueshme”, tha ai.

Rama bëri të ditur se krahas mbështetjes financiare, qeveria do të ofrojë edhe asistencë për sipërmarrësit në hartimin e planeve të biznesit, në mënyrë që ato të jenë të besueshme për bankat.

Sipas tij, programi synon të krijojë mundësi për çdo sipërmarrës që ka një ide dhe një plan zhvillimi, duke shmangur mungesën e informacionit për instrumentet e reja të financimit.

Kryeministri njoftoi se do të zhvillohet një fushatë e gjerë informimi, ku ministrat do të angazhohen sipas sektorëve për të shpjeguar programin në terren, ndërsa informacioni do të shpërndahet edhe përmes mediave dhe rrjeteve sociale.

“Që kush ka një ide dhe një plan të ulet ta shkruajë, të aplikojë dhe të marrë mbështetjen, deri në 2 milionë euro, me 70% kolateral të garantuar nga qeveria dhe me 2-3% normë interesi”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, ky instrument përbën një burim të rëndësishëm mbështetjeje për kompanitë që synojnë të rriten, të zgjerojnë aktivitetin dhe të krijojnë më shumë vlerë në ekonomi.

Lexo më shumë nga

Sulmi me dron në Leipzig, Rama: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sulmi me dron në Leipzig, Rama: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle,…