“Censi për bujqësinë”, Salla: Rezultatet, instrument për orientimin e skemave kombëtare të mbështetjes

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla e cilësoi sot projektligjin “Për censin e bujqësisë” si një nga instrumentet më të rëndësishme për ndërtimin e politikave publike në sektorin e bujqësisë.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla e cilësoi sot projektligjin “Për censin e bujqësisë” si një nga instrumentet më të rëndësishme për ndërtimin e politikave publike në sektorin e bujqësisë.

Gjatë prezantimit në Kuvend të projektligjit, Salla tha se “që nga koha e realizimit të censit të fundit, sektori ka kaluar ndryshime të rëndësishme. Janë shtuar investimet në sera, pemëtari dhe blegtori, është zhvilluar agropërpunimi, janë zgjeruar eksportet, janë krijuar modele të reja organizimi të fermave dhe janë rritur kërkesat që burojnë nga procesi i integrimit evropian. Në të njëjtën kohë, janë shfaqur edhe sfida të reja që lidhen me strukturën e fermave, përdorimin e tokës dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi prodhimin bujqësor”.

“Përballë këtij realiteti të ri, të dhënat e aktuale nuk janë më të mjaftueshme për të mbështetur vendimmarrjen. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria ka nevojë për një cens të ri të bujqësisë, të zhvilluar sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare dhe evropiane”, theksoi Salla.

Sipas tij, censi do të mbulojë të gjitha njësitë ekonomike bujqësore që përdorin tokë bujqësore ose ushtrojnë aktivitet bujqësor dhe blegtoral, duke siguruar mbulim të paktën të 98% të sipërfaqes së përdorur për qëllime bujqësore dhe të njësive blegtorale në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Salla informoi se ky projektligji garanton organizimin dhe zhvillimin e censit të bujqësisë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e Eurostat-it, duke garantuar që Shqipëria të disponojë të dhëna të plota, të krahasueshme dhe statistikisht të besueshme.

“Përmes tij do të krijohet për herë të parë një panoramë e plotë dhe e integruar e strukturës së bujqësisë shqiptare. Do të kemi informacion të besueshëm mbi numrin dhe madhësinë e njësive ekonomike bujqësore, përdorimin e tokës, kulturat bujqësore, blegtorinë, mekanizimin, fuqinë punëtore, praktikat e prodhimit, si dhe mbi karakteristikat ekonomike e sociale të fermave shqiptare me të dhëna do të jenë baza mbi të cilën do të ndërtohen politikat e ardhshme të zhvillimit rural”, nënvizoi Salla.

Më tej, Salla e vuri theksin tek rëndësia e këtij pr/ligji.

“Rezultatet e këtij censi do të përbëjnë një instrument të pazëvendësueshëm për hartimin e politikave të sektorit, për planifikimin e investimeve publike, për orientimin e skemave kombëtare të mbështetjes dhe për përgatitjen e Shqipërisë për zbatimin e politikës së përbashkët bujqësore të Bashkimit Evropian”, tha Salla.

Salla bëri të ditur se një nga elementët themelorë të projektligjit është krijimi i regjistrit statistikor të njësive ekonomike bujqësore.

“Bëhet fjalë ekskluzivisht për një regjistër statistikor. Ai nuk është një regjistër fiskal, nuk është një regjistër kontrolli, dhe mbi të gjitha nuk krijon detyrime të reja për fermerët. Ai shërben vetëm për prodhimin e statistikave zyrtare dhe administrohet nga INSTAT-i, në përputhje me parimet e pavarësisë profesionale, konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo është garancia më e mirë që fermerët të kenë besim në këtë proces dhe të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të tij”, tha Salla.

Salla u shpreh se “financimi i këtij procesi do të sigurohet në radhë të parë nga buxheti i shtetit, përmes fondeve të planifikuara në buxhetin e INSTAT-it, si institucioni përgjegjës për realizimin e censit. Njëkohësisht, ligji parashikon mundësinë që ky proces të mbështetet edhe nga fondet e Bashkimit Evropian dhe nga partnerët ndërkombëtarë të zhvillimit, në përputhje me praktikat e ndjekura edhe në censet e mëparshme”.

“Në një kohë kur kërkohet gjithnjë e më shumë që politikat publike të jenë të bazuara mbi evidencë dhe jo mbi perceptime, ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një administrate moderne, transparente dhe të orientuar nga rezultatet”, tha Salla.

Marrë nga ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…