Rama-Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet “Kosova dhe Metohia”, ekziston Republika e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për “Euronews Serbia” se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar në dialogun me Kosovën


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për “Euronews Serbia” se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar në dialogun me Kosovën, pasi, sipas tij, nuk është e gatshme ta pranojë realitetin se “nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, por vetëm Republika e Kosovës”.

“Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme ta pranojë realitetin, ndërsa realiteti ka ndryshuar. Nuk ekziston më diçka që quhet “Kosova dhe Metohia”, ekziston Republika e Kosovës”, tha Rama.

I pyetur për faktin se pesë vende të Bashkimit Evropian ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kryeministri u përgjigj se pesë nga 27 shtete përbëjnë një numër të vogël dhe tregojnë se shumica dërrmuese e ka pranuar realitetin.

“Këtu nuk bëhet fjalë për dobësi, por për pranimin e faktit se realiteti ka ndryshuar. Ashtu si të gjithë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë gjetën rrugën e tyre dhe u bënë të pavarur, edhe shqiptarët kishin të drejtën për vetëvendosje. Natyrisht, kjo duhet të shoqërohet me bashkëpunim të mirë dhe marrëdhënie harmonike me pakicat. Sot shqiptarët nuk janë më pakicë në Serbi, ndërsa serbët janë pakicë në Kosovë”, tha Rama në këtë intervistë.

Lidhur me refuzimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Rama tha se nuk dëshiron të hyjë në atë debat.

“Nga njëra anë mund të thuhet se ka pasur veprime të caktuara, por gjithashtu mund të thuhet se ka pasur terror nga grupe terroriste që vinin nga Serbia. Megjithatë, unë kam një rregull që e respektoj gjithmonë. Asnjëherë nuk flas në gjuhë të huaj për opozitën. Mos kërkoni që në një gjuhë të huaj të flas për çështje që lidhen me Albin Kurtin dhe me vëllezërit e motrat e mia në Kosovë”, theksoi Rama.

Ai shtoi se thelbi i çështjes është se Serbia është shteti më i madh në rajon dhe ka rolin e saj, si edhe historinë me të cilën duhet të përballet.

“Sipas mendimit tim, dhe këtë e kam thënë edhe në Beograd, sa më shpejt që Serbia të përballet me realitetin se ekziston një realitet i ri, aq më mirë do të jetë për të”, deklaroi kryeministri Edi Rama. /Klankosova/

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Të gjithë bashkë për Eslinin për ta mbështetur në Eurovision Junior

Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, i cili do…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Të gjithë bashkë për Eslinin për ta mbështetur në Eurovision Junior

Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, i cili do…