Nufi: Me Gjermaninë forcojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti në një takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti në një takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe roli i Gjermanisë si një nga aleatët më të rëndësishëm të NATO-s dhe një kontribuues kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Ministri Nufi theksoi se vizita e Gjeneral Breuer përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak dypalësh, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Palët diskutuan mbi situatën e sigurisë në rajon, angazhimin e përbashkët në kuadër të NATO-s si dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm NATO-s që pritet të mbahet në Tiranë.

Në këtë kuadër, Nufi nënvizoi se, “samiti do të jetë një moment historik për vendin dhe një mundësi për të dëshmuar se Ballkani Perëndimor është një kontribuues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike”.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe modernizimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes.

Ministri Nufi prezantoi programin ambicioz të qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve prodhuese vendase, tërheqjen e investimeve dhe integrimin e Shqipërisë në zinxhirët evropianë të furnizimit në industrinë e mbrojtjes, duke shprehur interes për rritjen e angazhimit të kompanive gjermane në këtë sektor.

Gjithashtu, u diskutua mbi rëndësinë strategjike të Korridorit VIII, si një projekt që forcon lidhjen rajonale dhe rrit mobilitetin ushtarak të NATO-s.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…