Rama: Ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, ai për Zonat e Mbrojtura do të rishikohet sipas standardeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do të shfuqizojë ligjin për Investimet Strategjike, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura nuk do të anulohet, por do të rishikohet për t’u harmonizuar plotësisht me standardet e Bashkimit Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do të shfuqizojë ligjin për Investimet Strategjike, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura nuk do të anulohet, por do të rishikohet për t’u harmonizuar plotësisht me standardet e Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës për shtyp pas Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, Rama tha se dëshironte të shmangte çdo keqinterpretim lidhur me dy proceset.

“Na duhet të shfuqizojmë ligjin për Investimet Strategjike, gjë për të cilën kemi rënë dakord, sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet. Po punojmë ngushtësisht edhe me Komisionin Europian për hartimin e ligjit të ri,” deklaroi Kryeministri.

Ai theksoi se situata është e ndryshme për ligjin për Zonat e Mbrojtura.

“Për ligjin e Zonave të Mbrojtura nuk kemi asgjë për të shfuqizuar. Edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që e ka kërkuar këtë, ne do ta rishikojmë ligjin mbi bazën e standardeve europiane dhe do të ndryshojmë gjithçka që nuk është në përputhje me to”, u shpreh Rama.

Kryeministri sqaroi se termi “shfuqizim” nënkupton anulimin e plotë të ligjit dhe se kjo vlen vetëm për ligjin për Investimet Strategjike.

“Shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet. Ndërkohë, ligji për Zonat e Mbrojtura, që është një nga ligjet më të mira që kemi, do të përshtatet derisa të arrijë 100% standardet europiane. Janë dy gjëra të ndryshme,” theksoi ai.

Sipas Ramës, ndryshimet synojnë harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Të gjithë bashkë për Eslinin për ta mbështetur në Eurovision Junior

Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, i cili do…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Të gjithë bashkë për Eslinin për ta mbështetur në Eurovision Junior

Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, i cili do…