Ambasadori Cremades merr pjesë në seancën e posaçme në ish-Burgun e Spaçit

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, mori pjesë në një seancë të posaçme të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik, e zhvilluar në ish-burgun e Spaçit, një vend, simbol i vuajtjeve të atyre që u përndoqën politikisht gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Aktiviteti, i organizuar nga Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku dhe Nënkryetarja Iris Luarasi, mblodhi ambasadorë të akredituar në Shqipëri, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe familjarë të viktimave të burgut të Spaçit.

“Spanja ka fituar një përvojë të rëndësishme në këtë fushë. Në vitin 2022, Parlamenti spanjoll miratoi Ligjin për Kujtesën Demokratike, i cili zëvendësoi Ligjin për Kujtesën Historike të vitit 2007, duke rikonfirmuar angazhimin e vendit tonë për dinjitetin e viktimave, drejtësinë, dëmshpërblimin dhe garantimin e mos përsëritjes së shkeljeve të tilla.

Është thelbësore që brezat e rinj të njohin historinë dhe vuajtjet që përjetuan kaq shumë njerëz vetëm sepse mbrojtën bindjet dhe lirinë e tyre. Kujtesa nuk i përket vetëm së kaluarës; ajo është një mjet i domosdoshëm për ndërtimin e shoqërive më të drejta, më të lira dhe më demokratike”, shkruan ambasada spanjolle në postimin e saj në rrjetet sociale.

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia