Rama: Startup-et, 25% e aplikimeve jo nga Tirana

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot, se 25% e aplikimeve të reja për startup-et, nuk janë nga Tirana, por nga bashkitë e tjera të vendit.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot, se 25% e aplikimeve të reja për startup-et, nuk janë nga Tirana, por nga bashkitë e tjera të vendit.

Në aktivitetin për prezantimin e programit Rilindja urbane 2.0, Rama tha se sa i takon startup-eve, 75% e aplikimeve janë të përqendruara në Tiranë, ndërsa kërkoi nga bashkitë e tjera të vendit që të bëhet një punë e posaçme në drejtim të përfshirjes së tyre në programet e startup-eve.

“Ne besojmë që pikërisht pse bashkitë e tjera mund të jenë më pak të ekspozuara ndaj gjithë zhvillimeve sesa Tirana mund të jenë pika ku startup-et mund të jenë më shumë, sepse talentet nuk mungojnë në asnjë fshat të Shqipërisë, jo më nëpër qytete”, tha ai.

Kreu i Qeverisë u ndal edhe te një tjetër pikë, të cilën e cilësoi të rëndësishme, siç është edhe fuqizimi i ekonomisë në sensin e fuqizimit të subjekteve vendore nga Shoqatat e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB-të) që po krijohen.

“33 SHBB nuk janë pak, por duhet të kemi shumë akoma, tek programi për mbështetjen e të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme me garancinë sovrane. Programi “Dyfisho biznesin tënd” që do të lançohet dhe do të hapi dyert e bankave për të gjithë ata që duan financim për të dyfishuar kapacitetet e tyre në të gjithë territorin”, vijoi ai.

“Dhe kompania tjetër që do të krijojmë për të mbështetur të gjitha bashkitë, kompani prapë dhe ajo e përbashkët e logjistikës për të çuar në një nivel tjetër mirëmbajtjen e kanaleve ujitëse, mirëmbajtjen e kanaleve kulluese, duke i shpërndarë kapacitetet në mënyrë harmonike dhe me prioritete që vijnë si rezultat i nevojave që ka njëri e tjetri e tjetri, do të jenë dhe ato një vlerë e shtuar”, theksoi Rama.

Rama nënvizoi se po përgatitet një program të ri investimesh për mbrojtjen lumore.

“Programi i ri i investimeve për mbrojtjen lumore; programi i ri i investimeve për përmbylljen e gjithë hartës së ujitjes, ka akoma një pjesë harta e ujitjes që kërkon investime; programi i ri për strehimin, do të kemi së shpejti atë që për të cilin jemi zotuar që këtë mandat do të kemi një qasje tërësisht të re ndaj strehimit, jo vetëm social, por edhe strehimit të përballueshëm. Dhe do të mbështesim fuqimisht çiftet e reja, konkretisht dhe jemi duke punuar për programin i cili dhe ai do të financohet masivisht”, tha Rama.

Në fund, Rama shtoi se nuk mund të lejohet që çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian të banalizohet dhe që njerëzit ta ndiejnë këtë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme.

“Prandaj bërja e prekshme e përfitimeve të këtij procesi është detyrë e përbashkët e të gjithëve ne”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…