Karakaçi: Rehabilitimi i rrugës së Komanit, investim strategjik për sektorin energjetik dhe turizmin

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektuam punimet e realizuara deri më tani, ku ka përfunduar shtresa e binderit në gjithë gjatësinë e segmentit.


Segmenti rrugor Qafë Qelë – Koman, me një gjatësi prej afro 31 kilometrash, iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë me qëllim për të garantuar akses më të shpejt, por edhe rritje të parametrave të sigurisë.

Për shkak të amortizimit ndër vite, mungesës së mirëmbajtjes dhe problematikave teknike, rikonstruksioni i këtij segmenti u konsiderua një investim prioritar për garantimin e sigurisë së operimit të aseteve energjetike, por që i shërben njëkohësisht edhe komunitetit të zonës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektuam punimet e realizuara deri më tani, ku ka përfunduar shtresa e binderit në gjithë gjatësinë e segmentit.

“Punimet konsistonin në zgjerimin e aksit duke përmirësuar edhe sigurinë rrugore. Këtu kemi element mbrojtës të skarpateve ashtu edhe vendosjen e guardreilave që përmirësojnë ndjeshëm sigurinë rrugore. Janë bërë ndërhyrje veçanërisht edhe në disa kthesa të rrezikshme, specifikisht kemi arritur të eliminojmë tre kthesa të rrezikshme, që përbënin pika të zeza që njihen në gjuhën teknike”, sqaroi Kozeli.

Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek rëndësia e këtij investimi si për mirëmbajtjen e kaskadës, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Me ndërhyrjen e parashikuar koha e udhëtimit ulet në afro 40 minuta.

“Është një rrugë e rëndësishme sepse përmbush dy elemente. Së pari bën ndërlidhjen ndërmjet pjesës së segmentit që na lidh nga Vau i Dejës dhe të çon në Pukë për tek hidrocentrali i Komanit, por nga ana tjetër është edhe një segment rrugor që ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm sepse ndërlidh banorët e këtyre zonave. Ka edhe një element turistik të rëndësishëm”, tha Karakaçi.

Rikonstruksioni i kësaj rruge do të garantojë akses më të shpejtë dhe më të sigurt për personelin, mjetet dhe pajisjet teknike drejt HEC Koman dhe objekteve të tjera të Kaskadës së Drinit.

Gjithashtu lehtëson aktivitetet e mirëmbajtjes dhe kontribuon në sigurinë dhe vazhdimësinë e operimit të një prej aseteve më të rëndësishme të sistemit energjetik shqiptar.

Përfundimi i këtij investimi sjell përfitime të drejtpërdrejta edhe për komunitetin lokal, duke përmirësuar sigurinë në qarkullim.

Burimi ATSH

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk…