Salla: Mbi 41 mijë fermerë aplikuan në skemën kombëtare, kërkesat kalojnë 7 miliardë lekë

Mbi 41 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, ndërsa vlera e kërkesave ka tejkaluar 7 miliardë lekë, nga 5,2 miliardë lekë që është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria.


Mbi 41 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, ndërsa vlera e kërkesave ka tejkaluar 7 miliardë lekë, nga 5,2 miliardë lekë që është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria.

Në një intervistë televizive, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se interesi i fermerëve ka qenë më i lartë se pritshmëritë.

“Shifrat paraprake tregojnë se kërkesat e fermerëve kalojnë mbi 7 miliardë lekë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, interes të lartë ka pasur edhe në sektorin e blegtorisë, ku aplikimet arrijnë në rreth 3,3 miliardë lekë, si dhe në bletari, ku kërkesat kapin vlerën e 1,1 miliardë lekëve, pas dyfishimit të mbështetjes nga 10 mijë në 20 mijë lekë për koshere.

Ministri nënvizoi gjithashtu se mbi 280 të rinj kanë aplikuar për grantin prej 10 mijë eurosh, një masë që synon të nxisë përfshirjen e të rinjve në sektorin bujqësor.

Lidhur me procesin e përzgjedhjes, ministri bëri të ditur se Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të kryejë verifikimin administrativ dhe kontrollin e çdo dosjeje përpara shpalljes së përfituesve.

Në intervistë, Salla u ndal edhe te fondet IPARD III, duke theksuar se Shqipëria ndodhet në fazën përfundimtare të procesit të vlerësimit nga Komisioni Evropian.

“Ne kemi përmbushur të gjitha detyrat që na janë kërkuar dhe presim vlerësimin përfundimtar. Fondet IPARD III prej 148 milionë eurosh janë shumë të rëndësishme për bujqësinë shqiptare dhe jemi gati të hapim menjëherë skemën sapo të marrim miratimin”, deklaroi ministri.

Sa i përket eksporteve bujqësore, Salla theksoi se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti është tejkaluar niveli i eksporteve të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në vitin 2025 u eksportuan rreth 380 mijë tonë produkte bujqësore.

Ministri siguroi gjithashtu se nuk janë konstatuar ngarkesa eksporti me pesticide të ndaluara, duke theksuar se rastet sporadike lidhen me mosrespektimin e afateve të skadencës nga fermerë të veçantë dhe jo me përdorimin e produkteve të ndaluara.

Duke folur për çmimet e prodhimeve bujqësore, Salla theksoi se ato përcaktohen nga raporti kërkesë-ofertë, ndërsa ministria, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, po monitoron pikat e grumbullimit për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar trajtim të drejtë për fermerët.

Burimi ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…