Iniciativa dhe plani i veprimeve të Kinës për qeverisjen globale të inteligjencës artificiale

Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale do të mbahet midis dative 17-20 korrik në Kinë, është një mundësi unike për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin me të gjitha palët, për të ndërtuar një sistem global të qeverisjes së AI-së bazuar në konsensus të gjerë.


Nga Prof. Dr. Enriko Ceko

Kina promovon një sistem global të qeverisjes së Inteligjencës Artificiale (IA). Për këtë Kina ka paraqitur një iniciativë dhe një plan veprimi për qeverisjen globale të inteligjencës artificiale.

Në këtë kuadër, edhe Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale, që do mbahet midis dative 17-20 korrik në Kinë, është një mundësi unike për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin me të gjitha palët, për të ndërtuar një sistem global të qeverisjes së AI-së bazuar në konsensus të gjerë.

Edhe Zv.presidenti kinez Han Zheng, në një fjalim të mbajtur para disa ditësh në ceremoninë e hapjes së Forumit të 14-të Botëror të Paqes në Pekin, ndër të tjera bëri thirrje për forcimin e qeverisjes në fushat në zhvillim të tilla si Inteligjenca Artificiale, etj. Në këtë takim ai tha: “bota aktualisht po përjeton ndryshime të shpejta, me një peizazh ndërkombëtar kompleks e të paqëndrueshëm, konflikte të shpeshta gjeopolitike dhe rreziqe, sfida e mangësi qeverisjeje gjithnjë e më të dukshme”. Në këtë sfond, Kina Propozon:

1. Mbështetje të fuqishme të autoritetit dhe statusit të Kombeve të Bashkuara.

2. Thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit nëpërmjet mekanizmave shumëpalësh.

3. Promovim të përmirësimit të qeverisjes ekonomike globale.

4. Forcim të qeverisjes në fusha në zhvillim, si inteligjenca artificiale, etj.

Dhe në këtë kuadër theksoi Han: “Kina ka propozuar Nismën e Qeverisjes Globale të Inteligjencës Artificiale, duke mbrojtur një qasje ku njeriu të vendoset në qendër dhe inteligjenca artificiale të shërbejë për të mirën e njerëzimit”. Në këtë takim morën pjesë më shumë se 400 personalite nga qarqet politike, diplomatike dhe akademike brenda dhe jashtë Kinës.

Sipas Iniciativës Globale për Qeverisjen e IA-së, të Kinës, Inteligjenca artificiale (IA) është një fushë e re e zhvillimit njerëzor, e cila për shkak të zhvillimit të shpejtë të IA-së në të gjithë globin ka ushtruar ndikim të thellë në zhvillimin socioekonomik dhe përparimin e qytetërimit njerëzor. Kjo ka sjellë edhe mundësi të mëdha për botën, por teknologjitë e IA-së sjellin gjithashtu edhe rreziqe të paparashikueshme si dhe sfida të ndërlikuara. Për këtë arsye, qeverisja e IA-së është një detyrë e përbashkët me të cilën përballen të gjitha vendet në botë, aq më shumë që kjo ndikon në të ardhmen e njerëzimit, sepse paqja dhe zhvillimi global kërkojnë angazhim të tëra vendeve për një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme, dhe t’i japin theks të barabartë zhvillimit dhe sigurisë. Për këtë është e nevojshme që të arrihet një konsensus përmes dialogut dhe bashkëpunimit, si dhe të zhvillohen mekanizma qeverisës të hapur, të drejtë dhe efikasë, në një përpjekje për të promovuar teknologjitë e IA-së në dobi të njerëzimit dhe për të kontribuar në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.


Foto nga VCG

Në këtë situatë, Kina u bën thirrje të gjitha vendeve të rrisin shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin teknologjik mbi qeverisjen e IA-së, duke punuar së bashku për të parandaluar rreziqet dhe për të zhvilluar korniza, norma dhe standarde të qeverisjes së IA-së, bazuar në konsensus të gjerë, në mënyrë që teknologjitë e IA-së të jenë më të sigurta, të besueshme, të kontrollueshme dhe të barabarta.

Për ta bërë këtë të mundur, Kina sugjeron:

1. Qasje të përqendruar te njerëzit në zhvillimin e IA-së, me qëllim rritjen e mirëqenies së njerëzimit.

2. Respektim të sovranitetin kombëtar të tëra vendeve të botës duke ju përmbajtur në mënyrë strikte ligjeve të çdo vendi.

3. Respektim të parimit të zhvillimit të IA-së për të mirën, respektim të ligjeve përkatëse ndërkombëtare dhe përshtatje e zhvillimit të IA-së me vlerat e përbashkëta të njerëzimit për paqen, zhvillimin, barazinë, drejtësinë, demokracinë dhe lirinë.

4. Mbështetje të parimeve të respektit të ndërsjellë, barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë në zhvillimin e IA-së.

5. Promovim i krijimit të një sistemi testimi dhe vlerësimi bazuar në nivelet e rrezikut të IA-së, të zbatimit të qeverisjes fleksibile dhe kryerjes së menaxhimit të shkallëzuar dhe të bazuar në kategori për një reagim të shpejtë dhe efektiv.


Foto nga VCG

6. Krijim dhe përmirësim gradual të ligjeve, akteve nënligjore dhe rregulloreve përkatëse, dhe garantim i privatësisë personale dhe sigurisë së të dhënave në fushën e kërkim – zhvillimit dhe zbatimit të IA-së.

7. Respektim të parimeve të drejtësisë dhe mosdiskriminimit, duke shmangur paragjykimet dhe diskriminimin.

8. Vendosje e etikës në plan të pare, duke krijuar dhe përmirësuar parimet etike, normat dhe mekanizmat e llogaridhënies për IA-në.

9. Mbështetje të parimeve të pjesëmarrjes së gjerë dhe vendimmarrjes së bazuar në konsensus.

10. Zhvillim dhe aplikim në mënyrë aktive të teknologjive për qeverisjen e IA-së, inkurajim të përdorimit të teknologjive të IA-së për të parandaluar rreziqet e IA-së dhe rritje e kapacitetin teknologjik për qeverisjen e IA-së.

11. Rritje e përfaqësimit dhe të zërit të vendeve në zhvillim në qeverisjen globale të IA-së

12. Për këto Kina propozon edhe Planin e Veprimit për Qeverisjen Globale të Inteligjencës Artificiale (IA), duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ndërmarrin veprime konkrete dhe efektive në avancimin e zhvillimit dhe qeverisjes globale të IA-së bazuar në objektivat dhe parimet e promovimit të IA-së për të mirën dhe në shërbim të njerëzimit, duke respektuar sovranitetin kombëtar, duke u përafruar me objektivat e zhvillimit, duke siguruar sigurinë dhe kontrollueshmërinë, duke mbështetur drejtësinë dhe përfshirjen, dhe duke nxitur bashkëpunimin e hapur.

Ky plan Veprimi përfshin:


Foto nga VCG

1. Shfrytëzimin e përbashkët të mundësive të IA-së.

2. Promovimin e zhvillimit inovativ të IA-së.

3. Avancimin e fuqizimit të IA-së në të gjitha industritë.

4. Përshpejtimin e ndërtimit të infrastrukturës digjitale.

5. Krijimin e një ekosistemi të larmishëm, të hapur dhe inovativ.

6. Promovimin aktiv të furnizimit me të dhëna me cilësi të lartë.

7. Adresimin efektiv të çështjeve të energjisë dhe mjedisit.

8. Promovimin e mirëkuptimit të përbashkët mbi standardet dhe normat.

9. Udhëheqje të vendosjes dhe zbatimit të IA-së nga sektori publik.

10. Avancimin e qeverisjes së sigurisë së IA-së.

11. Zbatimin e përbashkët të Paktit Global Digjital.

12. Forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërtimin e kapaciteteve të IA-së.

13. Ndërtimin e një modeli gjithëpërfshirës qeverisjeje me shumë palë të interesuara.

Siç tashmë është edhe e konfirmuar në shkallë botërore, ShBA-ja dhe Kina janë aktualisht dy vendet dhe ekonomitë më të përparuara në këtë fushë. Nëse ju referohemi të dhënave më të fundit, që vijnë nga një studim i kryer nga ASPI, një qendër kërkimore dhe shkencore në Australi, “(1) nga 74 teknologji të avancuara, Kina aktualisht është në krye në 66 prej tyre dhe SHBA është e avancuar vetëm në tetë prej tyre, (2) në indeksin e elitës së punimeve shkencore të citimeve të artikujve shkencorë në shkallë botërore, Kina është shumë përpara se të tëra vendet e tjera të botës dhe (3) sipas Zyrës së Pronësisë Intelektuale të Kombeve të Bashkuara, Kina ka rreth 1.6 milionë aplikime që janë në pritje, ndërsa SHBA vetëm 600.000. Pra duket se Kina dhe SHBA janë më të avancuara se vendet e tjera, por të dyja së bashku janë në një garë që po ecën përpara, por me dy ndryshime shumë të madh midis garuesve.


Foto nga VCG

1. Shumica e modeleve kineze të inteliigjiencës artificiale janë duke ecur shumë mirë dhe të tëra këto janë “open source”, ndërsa modelet kryesore amerikane nuk janë “open source”.

2. Çmimi i operimit të modeleve kineze është vetëm një fraksion çmimit të operimit të modeleve amerikane.

Pra, në këtë këndvështrim, duket se njëra palë ka zgjedhur rrugën e hapjes dhe tjetra rrugën e ekskluzivitetit. Rruga e hapjes ka një domethënie shumë të madhe, sidomos për vendet në zhvillim dhe për të mirën e kujtdo në botë dhe sidomos edhe për Evropën, pasi në fakt, Evropa prej të paktën 20 vitesh e ka humbur këtë garë, pasi nuk është në nivelin e Kinës dhe SHBA-ve në lidhje me inteligjencën artificiale, teknologjitë e informacionit, etj të kësaj natyre.

Megjithatë, duhet treguar një kujdes i veçantë në trajtimin e kësaj dukurie. Edhe pse Kina dhe SHBA janë në garë, Kina nuk po përpiqet ta mposhtë SHBA-në në fushën e IA-së.

Në fakt, inteligjenca artificiale është një fushë shumë e gjerë që përfshin energjetikën, infrastrukturën, mikroçipat, kërkimin bazë shkencor, përdorimin e aplikacioneve, etj, dhe, në këtë kompleksicitet marrëdhëniesh, edhe Kina edhe SHBA-të kanë pika të forta dhe gara midis tyre konfigurohet edhe nga mundësi dhe rrisqe të ndryshme ekonomike, financiare, aspekte të kostove dhe aspekte të kërkesave dhe nevojave të tregut, që janë pikërisht aspekte të cilat do të ndikojnë shumë në formësimin e IA-së në rang global përgjatë viteve të ardhshme.

Sipas Herry Han (Soul Capital), “nuk kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një konkurrencë. Është një ekuilibër dinamik. Në SHBA, zhvillimi i IA ndjek një rrugë që kërkon shumë kapital, qendra masive të të dhënave, kosto të larta talentesh dhe investime shkencore prej miliarda dollarësh. Kompanitë amerikanë që do të financohen mirë do vazhdojnë të shtyjnë drejt inteligjencës së përgjithshme artificiale (IAG) dhe sistemeve gjithnjë e më të sofistikuara agjentike të dizenjuara për të ndjekur qëllimet përmes planifikimit shumë-hapësh dhe veprimit të vetë-drejtuar, ndërsa kompanitë kineze përballen me një realitet të ndryshëm konkurrues. Ato kanë nevojë relativisht për më pak kapital dhe për një qasje më të kufizuar në fuqinë kompjuterike të nivelit të lartë. Kompanitë kineze reagojnë duke u mbështetur fort në burime të hapura, efikasitet të kostove, inovacion të shpejtë dhe tregje globale për monetizim. Në këtë aspekt në lidhje me IA-në Kina synon më shumë industrializimin e përdorimit të IA-së dhe për këtë firmat kineze të IA-së po ndërtojnë një ekosistem alternativ që është më i thjeshtë nga domosdoshmëria, më i hapur nga dizajni dhe po punojnë për t’u integruar këtë ekosistem në ekonomi. Kjo nxit pranimin dhe përdorimin e IS-së në të gjitha startup-et, universitetet dhe firmat e tregut të mesëm në të gjithë botën”.

Pra ndryshimi qëndron te (1) subjektet që tentojnë të vazhdojnë të preferojnë mbajtjen e modeleve të tyre më të afta me burim të mbyllur, gjë që e mban kodin burimor ose në formë pronësore private ose të tipit sekret dhe (2) në subjektet që po përhapen shpejt përmes aksesit të lehtë dhe dobisë, duke formësuar në heshtje praktikat globale të IA-së e duke krijuar një formë të re teknike të fuqisë së butë, që është pikërisht modeli kinez. Duket se Kina e ka gjetur formulën e makinës së efikasitetit (1) kosto të ulëta dhe (2) kufizime të ulëta dhe kjo qasje me burime të hapura përputhet edhe me prioritetet kombëtare, edhe me mundësitë dhe pritshmërinë e vendeve të pazhvilluara dhe në zhvillim, duke vënë theksin te (1) ekosistemet e hapura, (1) integrimin e thellë me të gjitha industritë dhe sektorët e ekonomisë dhe shoqërisë, dhe (3) bashkëpunimin e rritur global.

Sa më lart duhet theksuar se potenciali i inteligjencës artificiale është universal, kështu që përpjekjet për kufizimin apo kontrollin e IA-së në fund të fundit janë dhe do mbeten të limituara dhe ose të dështuara.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Deklarata e Samitit të NATO-s

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Deklarata e Samitit të NATO-s

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes…