Nufi uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara mbeten partnerë të palëkundur

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, uroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke vlerësuar rolin e SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe paqes në botë, si edhe partneritetin strategjik me Shqipërinë.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, uroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke vlerësuar rolin e SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe paqes në botë, si edhe partneritetin strategjik me Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Nufi solli në vëmendje fjalët e Thomas Jefferson në Deklaratën e Pavarësisë, duke theksuar se parimet mbi të cilat u themelua shteti amerikan mbeten edhe sot baza e demokracisë moderne.

“Fjalët postulat të frymëzuara nga Thomas Jefferson 250 vite më parë në Deklaratën e Pavarësisë, se ‘Ne i konsiderojmë këto të vërteta të vetëkuptueshme: se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me të drejta të patjetërsueshme, ndër të cilat janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë’, janë edhe sot themeli mbi të cilin u ndërtua një komb, i cili me fuqinë e tij ka mbajtur pishtarin e Flakës së Perëndimit dhe të luftës për liri e demokraci kudo në botë”, u shpreh ministri.

Nufi vlerësoi gjithashtu kontributin e SHBA-së në mbrojtjen e vlerave demokratike, duke theksuar se bota demokratike i detyrohet Shteteve të Bashkuara për vendosmërinë në mbrojtje të këtyre parimeve.

“Perëndimi dhe bota demokratike i kanë një borxh të veçantë SHBA-së për forcën dhe vendosmërinë që ajo ka treguar dhe vazhdon të tregojë duke këmbëngulur pikërisht në këto vlera”, theksoi ai.

Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se, Shqipëria dhe SHBA mbeten partnerë të palëkundur, të bashkuar nga vlerat e përbashkëta të lirisë, sigurisë dhe paqes.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e popullit shqiptar për mbështetjen amerikane ndër vite, duke veçuar kontributin e SHBA-së që nga mbështetja për pavarësinë e Shqipërisë, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe asistenca e vazhdueshme për vendin.

“Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA!”, përfundoi urimin ministri Ermal Nufi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…