OSBE dhe KLGJ tryezë për komunikimin e gjykatave me median

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi mori pjesë sot në tryezën e organizuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, me temë “Komunikimi i Gjykatave me Median”.


Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi mori pjesë sot në tryezën e organizuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, me temë “Komunikimi i Gjykatave me Median”.

Në fjalën e tij, Rusi, theksoi se komunikimi institucional përbën një element të rëndësishëm të administrimit modern të drejtësisë dhe se gjyqtarët e medias kanë një rol të veçantë në garantimin e një komunikimi të saktë, profesional dhe në kohë me publikun, duke respektuar njëkohësisht pavarësinë e gjyqësorit, integritetin e proceseve gjyqësore dhe të drejtat e palëve.

Rusi theksoi se transparenca dhe komunikimi institucional janë pjesë përbërëse e administrimit modern të drejtësisë. Ai vuri në dukje se një komunikim i saktë, profesional dhe në kohë me publikun kontribuon në rritjen e besimit te sistemi gjyqësor, duke garantuar njëkohësisht respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe integritetit të proceseve gjyqësore.

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor shprehu gjithashtu mirënjohjen për Prezencën e OSBE-së në Shqipëri për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar sistemit gjyqësor shqiptar dhe ritheksoi angazhimin e Këshillit për të vijuar bashkëpunimin në nisma që kontribuojnë në rritjen e transparencës, forcimin e komunikimit institucional dhe rritjen e besimit të qytetarëve te drejtësia.

Këshilli i Lartë Gjyqësor theksoi se mbetet i angazhuar për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve të medias dhe promovimin e praktikave më të mira të komunikimit publik, në përputhje me standardet evropiane të transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…