Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet ligjore të BE-së në sektorin e energjisë

Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore që rrjedhin nga Kapitulli 15 i Bashkimit Evropian për energjinë, pas miratimit të ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi


Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore që rrjedhin nga Kapitulli 15 i Bashkimit Evropian për energjinë, pas miratimit të ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë Ministerialit të Komunitetit të Energjisë, që u zhvillua në Prishtinë.

Karakaçi bëri të ditur se me përmbylljen e kësaj pakete ligjore, Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, renditet ndër vendet e rajonit që kanë përmbushur të gjitha dispozitat ligjore të sektorit energjetik, duke e vendosur vendin në një pozicion të avancuar në procesin e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Njoftova me kënaqësi faktin që tashmë Shqipëria ka miratuar ligjin e sektorit të energjisë elektrike, duke përmbyllur detyrimin që ka në bazë të Kapitullit 15 të energjisë të Bashkimit Evropian. Duke përmbyllur këtë paketë ligjore, Shqipëria bashkë me Malin e Zi janë ndër shtetet që kanë përmbushur të gjitha dispozitat ligjore të sektorit energjetik dhe e vendos vendin tonë në një pozitë shumë përparuese në raport me të gjitha shtetet e rajonit”, tha ai.

Ministri informoi gjithashtu se mbi 10% e energjisë elektrike në Shqipëri prodhohet nga energjia diellore.

“Sigurisht ndava me kolegët ministra faktin që tashmë në Shqipëri mbi 10% e energjisë vjen nga energjia diellore dhe gjatë kësaj periudhe të verës ne kemi parë dhe ditë që nuk kemi pasur në punë kaskadën e Drinit, pra të treja veprat energjetike të menaxhuara nga shoqëria KESH, pikërisht për shkak të volumit të lartë të energjisë diellore që prodhohet në Shqipëri. Ne nuk do ndalemi këtu. Përveç 650 mega kapacitete energji diellore të cilat tashmë janë të ndërtuara, kemi shumë kapacitete të tjera, si nga energjia diellore, ashtu edhe nga energjia e erës, që janë në proces për t’u vlerësuar dhe shqyrtuar”, u shpreh Karakaçi.

Në fjalën e tij, ministri kërkoi që Bashkimi Evropian të përshpejtojë mekanizmat financiarë për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar nevojën për investime më të shpejta në interkonjeksionet energjetike për të rritur integrimin e energjisë së rinovueshme në sistem.

Karakaçi vlerësoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit energjetik rajonal, duke theksuar se Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e sigurisë energjetike në rajon dhe në Evropën Juglindore.

“Një nga elementet që ngrita është nevoja që në fakt Bashkimi Evropian të përshpejtojë mekanizmat e saj financues për vendet e rajonit. Të gjitha vendet e rajonit në këtë kohë kanë nevojë për investime në infrastrukturën e interkonjeksioneve energjetike dhe në këtë kuptim është e nevojshme që të kemi dhe një përshpejtim të këtyre procedurave për investime. Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor është një mekanizëm shumë i mirë, megjithatë kemi nevojë për masa më të shpejta në mënyrë që të krijojmë mundësi për të marrë energji më tepër të rinovueshme në sistem dhe për ta ndërlidhur me të gjitha vendet e rajonit.

Komunikova me kolegët ministra që në kohëra si këto që janë të sotme, që kemi pasur disa kriza energjetike është shumë e nevojshme, më shumë se asnjëherë, bashkëpunimi energjetik ndërmjet vendeve të rajonit. Shqipëria qëndron e gatshme për të vazhduar gjithë bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe në kuadër të Bashkimit Evropian, në mënyrë që siguria energjetike të jetë në themel të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit të Evropës Juglindore”, deklaroi ministri Karakaçi.

Burimi ATSH

Protestat, Rama: Ka vetëm një rrugë, dialogu demokratik me qeverinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, reagoi sërish sot në lidhje me protestat e zhvilluara kundër investimit në Zvërnec, teksa thekson se rruga…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Protestat, Rama: Ka vetëm një rrugë, dialogu demokratik me qeverinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, reagoi sërish sot në lidhje me protestat e zhvilluara kundër investimit në Zvërnec, teksa thekson se rruga…