Shqyrtimi i kërcënimeve inerte, homologët amerikanë dhurojnë pajisjen për Aviacionin Civil

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, bën me dije se në përmbyllje të një trajnimi pesëditor, Administrata për Sigurinë e Transportit e Shteteve të Bashkuara (TSA) i dorëzoi Autoritetit të Aviacionit Civil të vendin tonë një komplet të posaçëm për “Shqyrtimin e Kërcënimeve Inerte”.

Sipas ambasadës së SHBA-ve, ky komplet do t’i mundësojë Autoritetit të Aviacionit Civil të simulojë skenarë kërcënimesh të ngjashme me ato reale, duke ndihmuar personelin e sigurisë në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive për zbulim dhe reagim në një mjedis të kontrolluar trajnimi.

Pajisjet e dhuruara dhe trajnimet e zhvilluara nga ekspertët amerikanë përforcojnë bashkëpunimin afatgjatë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë së aviacionit.

Ky bashkëpunim konsiderohet një kontribut i rëndësishëm në rritjen e standardeve të sigurisë dhe në mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve, brenda dhe jashtë territorit të tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…