Krijohen dy Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për pataten dhe mjaltin në Fushë Studen

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi sot krijimin e dy Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor në zonën e Fushë Studnës, një për prodhimin e patates dhe një për mjaltin, me synim organizimin më të mirë të fermerëve dhe rritjen e vlerës së prodhimit vendas.

Në një postim në rrjetet sociale, Salla bëri të ditur se, së bashku me kryebashkiakun e Librazhdit, Mariglen Disha, prezantuan krijimin e shoqërive “Agro Stebleva” për pataten dhe një tjetër për sektorin e bletarisë, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit në sektorin bujqësor.

Salla theksoi se gjatë takimit u diskutua mbi përfitimet që sjell bashkimi i fermerëve, si dhe mbi mundësitë që ofron Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026.

Sipas tij, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor do të mbështeten me financim deri në 100% për masat e dedikuara, duke krijuar më shumë mundësi për investime, akses në tregje dhe rritje të konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore shqiptare.

Ministri vlerësoi gjithashtu potencialet e zhvillimit të bujqësisë në zonën e Fushë Studnës, duke nënvizuar rëndësinë e organizimit të fermerëve për të rritur prodhimin dhe për të fuqizuar markën “Made in Albania”.

Burimi ATSH

Rama: Mbyllja e Kapitullit 20 me BE, njohje e reformave dhe transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Luksemburgu se me mbylljen e Kapitullit 20 të negociatave me BE-në Shqipëria ka hedhur…

Global 360

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar homologen e tij nga Kosova, Justina Shiroka – Pula për marrjen e…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia