Uzuni dhe Shehu: Gati për Izraelin dhe Luksemburgun, atmosferë pozitive dhe objektiva të qarta për të ardhmen

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, ndërsa atmosfera në kampin kuqezi duket pozitive në prag të fillimit të një cikli të ri nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran.


Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, ndërsa atmosfera në kampin kuqezi duket pozitive në prag të fillimit të një cikli të ri nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në stadiumin “Air Albania”, sulmuesi Myrto Uzuni dhe mesfushori Juljan Shehu folën për pritshmëritë nga stafi i ri teknik, konkurrencën në skuadër dhe objektivat afatgjata të Kombëtares.

Myrto Uzuni u shpreh optimist për filozofinë e trajnerit të ri, duke theksuar se qasja më ofensive mund të sjellë më shumë gola dhe rezultate pozitive për ekipin.

“Me trajnerin e ri sistemi është ndryshe dhe mund të luajmë më ofensivisht. Në të kaluarën, kur kemi pasur trajnerë me mendësi sulmuese, kemi arritur të shënojmë më shumë gola”, tha Uzuni.

Sulmuesi kuqezi foli edhe për të ardhmen e tij në nivel klubesh, duke konfirmuar se vazhdon të jetë pjesë e Austin në SHBA, megjithëse në janar ka qenë pranë një transferimi që në fund nuk u realizua.

Duke komentuar nisjen e ciklit të ri me Maran, Uzuni vlerësoi nivelin e lartë të grupit, duke theksuar se çdo lojtar ka mundësi të jetë titullar në Kombëtare.

Sa i përket objektivave, ai ishte i qartë: vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi në Euro 2028 mbeten synimet kryesore të skuadrës.

“Kur luan për Kombëtaren, gjithmonë duhet të kesh objektiva të mëdha. Duam të dalim të parët në Nations League dhe të sigurojmë pjesëmarrjen në Europian. Kush nuk ka dëshirën për të fituar dhe për të luajtur në Europian, nuk mund të jetë pjesë e këtij ekipi”, u shpreh Uzuni.

Nga ana tjetër, Juljan Shehu u ndal te ndryshimet që sjell ardhja e trajnerit të ri dhe roli i tij në skuadër. Mesfushori theksoi se është i gatshëm të përshtatet me çdo pozicion apo detyrë që do t’i besohet.

“Çdo trajner ka idetë e veta për pozicionimin e lojtarëve. Ende nuk e di nëse do të luaj më përpara apo në të njëjtin rol, por në çdo rast do të jap maksimumin për Kombëtaren”, tha Shehu.

Ai vlerësoi gjithashtu rëndësinë e miqësoreve ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, duke i konsideruar si prova të rëndësishme për ndërtimin e identitetit të skuadrës përpara sfidave të Nations League në muajin shtator.

Në fund, Shehu u ndal te konkurrenca në grup, duke theksuar se çdo lojtar që grumbullohet e meriton fanellën kuqezi dhe se gara për një vend në formacion vetëm sa e forcon ekipin.

“Çdo pozicion në Kombëtare është i hapur. Do të luajë ai që e meriton më shumë dhe konkurrenca i bën mirë skuadrës”, përfundoi mesfushori shqiptar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se forcimi i lekut është rezultat i rritjes së ofertës së…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se forcimi i lekut është rezultat i rritjes së ofertës së…