Skema Kombëtare, fermerët aplikojnë deri më 26 qershor për 12 masa mbështetëse

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ftoi sot fermerët të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja financiare


Fermerët në të gjithë vendin po marrin asistencë pranë zyrave të AREB-ve dhe Agropikave për aplikimin në portalin e-Albania, në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ftoi sot fermerët të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja financiare, duke e cilësuar skemën si një mundësi konkrete për të mbështetur prodhimin, investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Aplikimet janë hapur më 25 maj dhe do të vijojnë deri më 26 qershor përmes portalit e-Albania, ndërsa procesi kryhet pa pagesë dhe pa dokumente shoqëruese.

Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026 përfshin 12 masa mbështetëse, të ndara në masa direkte dhe masa investimi.

Masat direkte të mbështetjes përfshijnë tufën bazë të matrikulluar të gjedhit, tufën bazë të matrikulluar të imtave, bletarinë, kontrollin biologjik në serra, fermat organike, certifikimin Global G.A.P, mbështetjen për sipërfaqet e mbjella, si dhe ripopullimin e peshkimit në ujërat e brendshme.

Ndërkohë, masat e investimit parashikojnë mbështetje për fermerët e rinj, ndërtimin dhe rikonstruksionin e stanëve, si dhe mekanizimin e bujqësisë.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, skema synon të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit, të nxisë investimet në fermë dhe të mbështesë fermerët në përmirësimin e kapaciteteve prodhuese dhe standardeve të bujqësisë shqiptare.

Marrë nga ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…