Ndryshimet për shtetësinë, Balla: Procedura më të shpejta, mbështesim diasporën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli sot në Kuvend për ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”, duke i cilësuar ato si një ndërhyrje të domosdoshme për të qartësuar dhe përmirësuar zbatimin e ligjit.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli sot në Kuvend për ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”, duke i cilësuar ato si një ndërhyrje të domosdoshme për të qartësuar dhe përmirësuar zbatimin e ligjit.

Balla tha se praktika e deritanishme mes institucioneve, si Ministria e Brendshme dhe Presidenca, kishte krijuar paqartësi në interpretimin e procedurave dhe vështirësi në miratimin e aplikimeve për shtetësi shqiptare.

Një pjesë e rëndësishme e amendamenteve lidhet edhe me lehtësimin e procedurave për fitimin e shtetësisë për bashkëshortët e shtetasve shqiptarë, veçanërisht për shqiptarët e Kosovës.

Balla tha se dispozitat aktuale krijonin trajtim të pabarabartë mes çifteve rezidente dhe jorezidente.

Sipas Ballës, ndryshimet parashikojnë procedura më të përshpejtuara dhe më të lehtësuara për bashkëshortët e shtetasve shqiptarë që janë rezidentë në Shqipëri.

Ai shtoi se propozimet janë ndërtuar mbi praktikat më të mira europiane, duke marrë si referencë Italinë, Francën, Spanjën, Portugalinë, Gjermaninë dhe Greqinë.

Në përfundim, Balla u shpreh se ndryshimet synojnë zgjerimin e dhënies së shtetësisë shqiptare, por në mënyrë të kontrolluar, me rregulla të qarta, standarde më të larta dhe forcim të kontrollit institucional, ndërsa apeloi që edhe opozita t’i mbështesë në votimin në Kuvend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…