QSUT, hapet dhoma “No Pain” për fëmijët me sëmundje të rënda

Ky investim është bërë i mundur falë donacionit të Fondacionit Heydar Aliyev dhe Leyla Aliyeva, me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhanit në Shqipëri.


Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është hedhur një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor për fëmijët që përballen me sëmundje të rënda.

Në shërbimin e Onkohematologjisë Pediatrike është vënë në funksion dhoma “No Pain”, e cila synon të reduktojë ndjeshëm dhimbjen e fëmijëve gjatë procedurave mjekësore.

Drejtoresha e Përgjithshme e QSUNT-së, Anxhela Paparizo u shpreh se ky investim është bërë i mundur falë donacionitZnj. Leyla Aliyeva, zëvëndëspresidente e Fondacionit Heydar Aliyev, si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhanit në Shqipëri. Pajisja me teknologjinë më të fundit krijon kushte bashkëkohore për trajtimin e pacientëve të vegjël, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit.

Dhoma “No Pain” është projektuar për të ofruar një ambient të përshtatshëm dhe miqësor për fëmijët, ku procedurat e nevojshme mjekësore mund të kryhen në mënyrë më të qetë dhe pa trauma. Përmes përdorimit të teknikave dhe pajisjeve moderne, ekipi mjekësor synon të minimizojë dhimbjen dhe ankthin që shpesh shoqërojnë trajtimet e tilla.

Ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në humanizimin e shërbimit shëndetësor pediatrik në vend, duke vendosur në qendër mirëqenien e fëmijëve.

Kjo hapësirë moderne i mundëson ekipit mjekësor të realizojë procedurat e nevojshme në kushte komode dhe sipas standardeve bashkëkohore, duke garantuar më pak dhimbje, më pak stres dhe më pak trauma për pacientët tanë të vegjël.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.