Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë ceremonisë së themelimit të Bordit të Paqes, në Davos, ku edhe janë mbledhur lider nga e gjithë bota.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë ceremonisë së themelimit të Bordit të Paqes, në Davos, ku edhe janë mbledhur lider nga e gjithë bota.

Osmani ka postuar disa fotografi me Trump, duke shkruar se Aleanca me Amerikën është rruga e vetme.

“Sot, në Davos, në emër të Republikës së Kosovës, kam nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit. Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik. Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë”, ka shkruar ajo.

Osmani po qëndron në Davos me ftesë të Presidentit Trump, në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, shkruante Osmani ditë më parë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Historike për gazetarinë sportive shqiptare. Ervin Baku zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të AIPS Europe

Është hera e parë që një gazetar sportiv shqiptar zgjidhet në forumet drejtuese të AIPS-it.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Historike për gazetarinë sportive shqiptare. Ervin Baku zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të AIPS Europe

Është hera e parë që një gazetar sportiv shqiptar zgjidhet në forumet drejtuese të AIPS-it.