Salla: Buxheti 2026, mbështetje historike për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur sot se për vitin 2026 sektori bujqësor do të përfitojë një financim historik prej 16,3 miliardë lekësh, niveli më i lartë i dhënë ndonjëherë për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vend.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur sot se për vitin 2026 sektori bujqësor do të përfitojë një financim historik prej 16,3 miliardë lekësh, niveli më i lartë i dhënë ndonjëherë për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vend.

“Projektbuxheti i vitit të ardhshëm rrit mbështetjen për fermerët, përpunuesit dhe peshkatarët me 11,3% krahasuar me vitin 2025, duke i vendosur sektorin në shinat e përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2027”, deklaroi ministri Salla në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet në parim projektbuxheti 2026.

Ministri vuri theksin te rritja e investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe zonave rurale.

“Ky buxhet nuk është thjesht një tabelë shifrash, është një paketë që e çon bujqësinë shqiptare një hap përpara drejt BE-së”, tha Salla.

Ai shtoi se buxheti parashikon investime të rëndësishme në qendra grumbullimi, sisteme digjitale, laboratorë dhe sisteme të informacionit, për të garantuar gjurmueshmërinë dhe sigurinë ushqimore të produkteve.

Sipas ministrit, programi i zhvillimit rural për vitin 2026 përfshin 7,7 miliardë lekë, ose 47,5% të buxhetit total të MBZHR, me fokus te skema kombëtare për pagesa direkte dhe grante investimi, që rritet me 16% krahasuar me vitin 2025.

Ministri theksoi se vetëm kjo masë sipas të dhënave paraprake mbështet fermerët dhe bujqësinë me rreth 1,5 miliardë lekë çdo vit.

Ndër masat e tjera mbështetëse për vitin 2026, ministri nënvizoi kompensimin 10% të TVSH-së për fermerët, Garancinë Sovrane dhe Kredinë e Butë, si dhe investimet në sigurinë ushqimore, ku rritja e fondeve arrin në 80% për laboratorët dhe analizat e akredituara.

Ministri tha se ky program synon të garantojë sigurinë ushqimore, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve dhe bimëve, si dhe të rrisë gjurmueshmërinë e produkteve nga fermat, deri te tregu.

“Peshkimi dhe akuakultura mbeten një prioritet tjetër i buxhetit, me financim 10% më të lartë në vitin 2026, duke u fokusuar në përdorim të përgjegjshëm të burimeve dhe përputhje me politikën e përbashkët të peshkimit të BE-së”, shtoi Salla.

Për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, tha ai, buxheti parashikon mbi 3,6 miliardë lekë, ose 26,4% më shumë sesa në vitin 2025, duke synuar rritjen e prodhimeve bujqësore dhe menaxhimin e përmbytjeve.

Ministri theksoi edhe rëndësinë e paketës buxhetore për rritjen e formalizimit, gjurmueshmërisë dhe besueshmërisë së zinxhirit prodhim-grumbullim-përpunim.

“Të miratojmë këtë buxhet do të thotë të zgjedhim prodhimin, cilësinë dhe eksportet, të zgjedhim që bujqësia shqiptare të ecë përpara”, deklaroi Salla.

Ky buxhet, sipas ministrit, nuk është vetëm një dokument financiar, por një instrument strategjik që synon të vendosë bujqësinë shqiptare në standardet e Bashkimit Evropian dhe të përgatisë sektorin për fondet pasanëtarësimit në vitin 2030.

Burimi ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…