Salla: Skema mbështetëse për fermerët arrin 5,2 miliardë lekë në 2026-ën

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se Skema Kombëtare e mbështetjes për fermerët në vitin 2026 parashikohet 5,2 miliardë lekë, një rritje prej 16% krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2025


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se Skema Kombëtare e mbështetjes për fermerët në vitin 2026 parashikohet 5,2 miliardë lekë, një rritje prej 16% krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2025. Sipas tij, kjo shumë do të përdoret për pagesa direkte dhe grante investimi për fermat, për forcimin e zinxhirit të vlerës dhe nxitjen e agroturizmit.

“Buxheti total i sektorit të bujqësisë për vitin 2026 arrin në 16,3 miliardë lekë, me një rritje prej 11,3% ndaj vitit 2025. Rritja synon modernizimin e bujqësisë dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese”, deklaroi ministri Salla.

Nga ana tjetër, ai theksoi se investimet e brendshme në bujqësi rriten nga 2,59 miliardë lekë në 3,88 miliardë lekë, ndërsa Programi i Sigurisë Ushqimore për vitin 2026 parashikohet 2,9 miliardë lekë, ose 12.1% më shumë se një vit më parë. Këto fonde synojnë rritjen e kapaciteteve laboratorike, analizave të akredituara dhe forcimin e garancive për sigurinë ushqimore.

Fermerët nga 1 janari 2026 do të përfitojnë edhe nga instrumenti fiskal i kompensimit 10% të TVSH-së së inputeve, i lidhur me shitjet me faturë për fermerët me NIPT. Sipas vlerësimeve paraprake, vetëm kjo masë përkthehet në 1,5 miliardë lekë mbështetje shtesë në vit, duke ulur kostot e prodhimit dhe rritur gjurmueshmërinë e produkteve.

Masat e reja synojnë të forcojnë lidhjen mes prodhimit, grumbullimit dhe përpunimit, si dhe të rrisin konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun vendas dhe atë europian.

Burimi ATSH

Rama: Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit cilësohet si një nga.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit cilësohet si një nga.