U-17 për vajza, Shqipëria barazon 1-1 me Estoninë në “Elbasan Arena”

Skuadra kuqezi do të luajë ndeshjen e fundit të këtij raundi të enjten, në ora 14:00, sërish në “Elbasan Arena”, përballë Izraelit.


Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian 2026, përballë Estonisë.

Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Cyme Lulaj, barazoi me rezultatin 1-1 një takim qw ishte mjaft i luftuar deri në fund.

Teknikja Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Marina Rushaj (c), Desara Lorja, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Gurie Mehmetaj, Heidi Bekteshi, Emi Maksuti, Sibora Kuka dhe Alesja Loshja.

Skuadra shqiptare e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste të rrezikshme përpara portës kundërshtare. Avantazhi erdhi në minutën e 29-të, pas një krosi të saktë të kapitenes Rushaj, që u devijua në rrjetë nga futbollistja estoneze Sootaga, duke i dhënë epërsinë ekipit tonë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për vajzat kuqezi. Në pjesën e dytë, Estonia reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 59-të me anë të Pihlak, duke vendosur shifrat përfundimtare 1-1.

Pas këtij rezultati, Shqipëria renditet në vendin e katërt të grupit me një pikë, po aq sa edhe Estonia. Në krye të renditjes ndodhen Izraeli dhe Greqia, me nga katër pikë secila. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, e luajtur në Rrogozhinë, Greqia dhe Izraeli ndanë pikët, pas barazimit 1-1.

Skuadra kuqezi do të luajë ndeshjen e fundit të këtij raundi të enjten, në ora 14:00, sërish në “Elbasan Arena”, përballë Izraelit.

Lexo më shumë nga

Sezoni veror, platformë online për denoncimet e abuzimeve ndaj qytetarëve dhe turistëve

Duke nisur nga data 11 qershor, qytetarët do të kenë në dispozicion një platformë të re online për të denoncuar…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sezoni veror, platformë online për denoncimet e abuzimeve ndaj qytetarëve dhe turistëve

Duke nisur nga data 11 qershor, qytetarët do të kenë në dispozicion një platformë të re online për të denoncuar…