Panairi “Study in Europe”, oferta akademike nga 40 institucione të arsimit të lartë

Salloni ndërkombëtar “Study in Europe” do të zhvillohet më 11 tetor 2025, në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë, nga ora 11:00 deri në 18:00


Mundësitë për të studiuar në vendet më të mira të Europës do të jenë më pranë se kurrë për të rinjtë shqiptarë. Salloni ndërkombëtar “Study in Europe” do të zhvillohet më 11 tetor 2025, në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë, nga ora 11:00 deri në 18:00, duke ofruar një hapësirë të veçantë informimi dhe orientimi për të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta jashtë vendit.

Ky sallon organizohet në kuadër të iniciativës “Study in Europe”, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe i koordinuar nga një konsorcium europian i udhëhequr nga Campus France (Francë), në bashkëpunim me DAAD (Gjermani), Nuffic (Holandë), Harno (Estoni), ACA (Belgjikë) dhe DZS (Republika Çeke).

Qëllimi kryesor i këtij panairi është të informojë studentët shqiptarë për mundësitë që ofron arsimi i lartë europian, përfshirë programet e studimit, kërkimit shkencor, mobilitetit dhe bursave.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues nga mbi 40 institucione të arsimit të lartë, universitete dhe agjenci kombëtare, nga 15 vende europiane, ndër të cilat përfshihen Franca, Gjermania, Austria, Italia, Spanja, Belgjika, Hungaria, Irlanda, Kroacia, Rumania, Portugalia, Letonia, Estonia, Sllovenia dhe Malta.

Vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë përfaqësues zyrtarë të këtyre institucioneve dhe të marrin informacion rreth procedurave të aplikimit, kritereve të pranimit, strukturës së programeve, mbështetjes financiare, dhe përfitimeve të jetës studentore në vendet respektive.

Një pjesë e rëndësishme e sallonit do të jetë edhe prania e Campus France, institucioni francez përgjegjës për promovimin e arsimit të lartë në Francë.

Panairi “Study in Europe” nuk është vetëm një mundësi për informim, por edhe një hapësirë e rëndësishme për të krijuar kontakte, për të bërë pyetje të drejtpërdrejta dhe për të marrë këshilla të personalizuara nga ekspertë të fushës së arsimit.

Studentët, nxënësit e shkollave të mesme, prindërit, profesionistët e rinj dhe të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë event, i cili organizohet me hyrje të lirë dhe pa pagesë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…