Festa për 4 korrikun, VanHorn: Mbështetemi tek aleatët për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn vlerësoi sot partneritetin mes dy vendeve ndërsa u shpreh se “jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria”.


E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn vlerësoi sot partneritetin mes dy vendeve ndërsa u shpreh se “jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria”.

Në festën e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, VanHorn u shpreh se “amerikanët nderojnë 4 korrikun 1776, ditën kur të parët tanë nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, si Ditën tonë të Pavarësisë”.

“Por, historia e kombit tonë fillon para asaj dite, me heronjtë që luftuan për të. Ajo luftë nisi një vit më herët, në 1775, me fillimet e ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë. Sonte festojmë jo vetëm vitin e 249-të të Amerikës, por edhe 250-vjetorin e Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ajo.

VanHorn theksoi se gjatë dy shekujve e gjysmë, udhëheqja amerikane ka shtruar rrugën për një botë më të lirë, më paqësore dhe më të begatë.

“Por, nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm. Tashmë udhëheqësit tanë janë duke u kthyer në shtëpi nga Samiti i NATO-s, ku aleatët u zotuan të investojnë 5 për qind të PBB-së së tyre çdo vit për kërkesat bazë të mbrojtjes. Ne po mbështetemi tek aleatët tanë që të bëjnë pjesën e tyre për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë”, shtoi ajo.

Duke sjellë në vëmendje bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre amerikane në kuadër të stërvitjes “Defender-Europë”, Van Horn kujtoi historinë e një ushtari shqiptar të vrarë në aksion, ndërsa shërbente në kufi përkrah SHBA-së, gati një dekadë më parë.

“Ai la pas një vajzë të vogël, tani një vajzë e re. I kërkova zotërisë që ndau këtë histori me mua që t’i thoshte se sa thellësisht e vlerësojmë sakrificën e babait të saj. Ky është vetëm një shembull i sakrificave të shumta që kanë bërë edhe shqiptarët për të mbrojtur liritë tona dhe për të ndërtuar një botë më paqësore. Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria”, shtoi ai.

VanHorn u shpreh se falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona.

“Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”, theksoi ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Kampionati Europian i Socca-s në Tiranë, një event që theu rekorde

28 shtete pjesëmarrëse në Shtëpia e Futbollit, në kuadër të Kampionatit Europian të International Socca Federation

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Kampionati Europian i Socca-s në Tiranë, një event që theu rekorde

28 shtete pjesëmarrëse në Shtëpia e Futbollit, në kuadër të Kampionatit Europian të International Socca Federation