Balla në 100-vjetorin e FES: Gjermania, partneri ynë më i rëndësishëm për projekte kyçe në Shqipëri

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung (FES), ku mbajti një fjalë përshëndetëse me vlerësime për rolin e fondacionit dhe partneritetin me Shqipërinë.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung (FES), ku mbajti një fjalë përshëndetëse me vlerësime për rolin e fondacionit dhe partneritetin me Shqipërinë.

“Mirënjohje Fondacionit “Friedrich Ebert” për bashkëpunimin shumëvjeçar, veçanërisht në fushat e demokracisë, partive politike, shtetit të së drejtës, integrimit evropian, politikave sociale, fuqizimit të të rinjve dhe pjesëmarrjes qytetare, barazisë gjinore si dhe sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal”, u shpreh Balla.

Ministri tha se ndihet i nderuar që merr pjesë në festën për një shekull përkushtim të FES ndaj vlerave demokratike, drejtësisë sociale dhe angazhimit progresist.

Balla, duke cituar Friedrich Ebert tha se, “Liria dhe drejtësia janë motra binjake”.

Balla theksoi edhe marrëdhënien e gjatë dhe domethënëse që Partia Socialiste dhe Shqipëria kanë pasur me Fondacionin Friedrich Ebert, duke falënderuar edhe qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“Gjermania mbetet partneri ynë më i rëndësishëm, veçanërisht përmes bashkëpunimit me KfW-në, në projekte jetike si kanalizimet, furnizimi me ujë, energjia elektrike dhe shumë të tjera”, theksoi ministri, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së partnerëve gjermanë në forcimin e infrastrukturës dhe mirëqenies në vend.

Në fund të fjalës së tij, Balla përcolli përshëndetjet për presidentin e FES, Martin Schulz, të cilin e cilësoi “një mik të madh të Shqipërisë”.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për gjithë familjen e fondacioneve politike gjermane që veprojnë në Shqipëri, përfshirë Konrad-Adenauer, Hanns-Seidel, Heinrich-Böll dhe Rosa-Luxemburg, për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë, edukimit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Burimi ATSH

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…