Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

Kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtnat Arben Kingji.


Gjatë vizitës së parë zyrtare të një kryeministri britanik në vendin tonë, kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtnat Arben Kingji.

Ministri Vengu dhe kryeministri Starmer panë mjediset e këtij kompleksi, ku u takuan edhe me ushtarakë shqiptarë dhe britanikë.

Vengu shprehu kënaqësinë për të pritur në këtë kompleks inovativ kreun e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe për të nderuar bashkëpunimin e përbashkët midis Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë si aleatë në NATO dhe jo vetëm në NATO, por edhe brenda Ballkanit Perëndimor.

“Kemi një qëndrim të përbashkët për kërcënimet me të cilat po përballemi dhe gjithnjë e më shumë po ndërtojmë kapacitete të përbashkëta dhe sot, nën kujdesin dhe udhëheqjen e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministrit të Shqipërisë, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me ambicien për të bashkëpunuar edhe më fort në industrinë ushtarake dhe në inovacion”, u shpreh Vengu.

Nga ana e tij, kryeministri britanik Starmer falënderoi ushtarakët shqiptarë që punojnë bashkë me ata britanikë në misioni Interflex, për të trajnuar trupat ukrainase.

“Puna në të cilën jeni të angazhuar aktualisht, që është trajnimi për ukrainasit, është e një rëndësie të dorës së parë. Kam qenë vetë në trajnimin e Interflex për ta parë atë të ofruar në disa raste. Profesionalizmi dhe përkushtimi janë në një nivel shumë të lartë dhe janë me rëndësi të madhe për ukrainasit, të cilët pasi përfundojnë atë trajnim shkojnë në vijën e frontit, jo vetëm për të mbrojtur vendin e tyre, por edhe vijën e frontit të vlerave tona të lirisë dhe demokracisë.”-theksoi kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili shprehu kënaqësinë edhe nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. “Jam vërtet i kënaqur që në kontekstin më të gjerë sot, kemi arritur një marrëveshje për të përmirësuar punën që bëjmë si dy vende për sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë prodhimin dhe prokurimin, sepse mendoj se kjo është një epokë e re për Evropën. Kjo është një epokë e re për sigurinë dhe mbrojtjen, ku ne lidhemi me aleatët tanë edhe më fort”, tha ai.

Më herët, Starmer u prit në takim zyrtar nga kreu i qeverisë Edi Rama në Kryeministri, ku u nënshkrua gjithashtu “Deklarata e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial” – nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Robert John Abbott.

Burimi ATSH

Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për gazetarin Enrik Mehmeti, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për gazetarin Enrik Mehmeti, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.