Konferenca Kombëtare e Përgatitjes Atletike, në fokus zhvillimet në futbollin modern

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua Konferenca Kombëtare e Përgatitjes Atletike nën kujdesin e Departamenti i Edukimit në FSHF, për përgatitësit atletikë.


Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua Konferenca Kombëtare e Përgatitjes Atletike nën kujdesin e Departamenti i Edukimit në FSHF, për përgatitësit atletikë.

FSHF njoftoi sot se në këtë konferencë morën pjesë rreth 50 përgatitës atletikë, të cilët patën mundësinë të përditësojnë njohuritë e tyre në lidhje me teknologjitë dhe metodologjitë më të reja në fushën e përgatitjes atletike.

Gjatë takimit, u trajtuan tema të rëndësishme si përdorimi i sistemeve GPS dhe sistemi i drejtpërdrejtë për monitorimin e performancës, si dhe si këto teknologji mund të kontribuojnë në përmirësimin e përgatitjes dhe rezultateve të atletëve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua aktualitetit të profesionit të përgatitësit atletik, me fokus te licencimet e reja dhe kërkesat për kualifikim në klube. U prezantua gjithashtu rruga e re për trajnim dhe licencim, përkatësisht për kursin UEFA B Fitness Coach, i cili është i domosdoshëm për të vazhduar përgatitjen profesionale në këtë fushë.

Ekspertët e fushës udhëhoqën seminarin në “Shtëpinë e Futbollit”, Iris Selimi, përgatitës atletik i Kombëtares, Erion Meta, përgjegjës për përgatitjen e portierëve dhe i ftuar special nga Italia ishte Daniele Cenci, përgatitës i K-Sport.

Gjithashtu, i ftuar ishte edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, i cili diskutoi me pjesëmarrësit rëndësinë e rolit të përgatitësit atletik në një skuadër futbolli.

Në fund të takimit u shpall fituesi i çmimit prestigjioz “Kronometri i Artë” për përgatitësin atletik më të mirë të vitit që u fitua nga Andri Babaj i KF Egnatias, çmim që iu dorëzua nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo. Ky çmim u caktua përmes një votimi nga vetë pjesëmarrësit dhe përfaqëson një simbol të nderit dhe arritjeve të përgatitësve atletikë në nivel kombëtar.

Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohuritë profesionale, për të ndarë eksperienca dhe për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron futbolli modern.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Ti mundesh …”

Kushtuar sopranos Ermonela Jaho

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Ti mundesh …”

Kushtuar sopranos Ermonela Jaho