Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës

Aeroporti i Tiranës renditet si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një shtesë prej 3,2 milionë udhëtarësh në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023.


Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas më i madhi në rajon për numër pasagjerësh po transformohet edhe në një ndër më të bukurit e Europës falë projektit inovativ të arkitektit të famshëm italian, Marco Casamonti.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga arkitekti Casamonti inspektoi nga afër punimet që po kryhen në këtë aeroport.

Tirana Airport Partners, kompania që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit po vijon investimet për transformimin, rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë.

Arkitekti Casamonti i tregoi kryeministrit Rama projektin që po zbatohet në aeroport.

“Poshtë ka dy kate parking me gjatësi 1 km dhe pasagjerët mund të hyjnë direkt më pas në terminal. Të gjitha makinat do të jenë poshte, sheshi do të jetë pedonal, do të lejohen vetëm taksitë”, tha Casamonti.

Kryeministri Rama tha se aeroporti i Europës së Ballkanit, i cili është sot më i madhi në rajon për numër pasagjerësh, po transformohet edhe në një ndër më të bukurit e Europës.

Veshja e re spektakolare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës do ta mbështjellë të tërin si shembëlltyrën tërheqëse të Shqipërisë, Europës së Ballkanit.

Në aeroport do të ketë një sheshi të madh e të bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me parkimin e ri nëntokësor për mbi 1000 automjete.

Shumë shpejt ky aeroport do mundësojë dhe kapacitetet për avionë të linjave transoqeanike për të bërë të mundur fluturime direkte drejt SHBA.

Aeroporti i Tiranës renditet si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një shtesë prej 3,2 milionë udhëtarësh në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023.

Kjo arritje pasqyron përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, si dhe rritjen e numrit të destinacioneve të ofruara nga aeroporti.

Burimi ATSH

Demo: Mbështetje policisë, liria e protestës mbrohet ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo…

Global 360

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Mbështetje policisë, liria e protestës mbrohet ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo…