Mesazhi i presidentit Begaj drejtuar qytetarëve për 11 majin: Ushtroni të drejtën e votës, ta bëjmë procesin shembull të qytetarisë

Presidenti Bajram Begaj përpara fillimit të heshtjes zgjedhore, ndau me opinionin publik mesazhin e tij për zgjedhjet.


Presidenti Bajram Begaj përpara fillimit të heshtjes zgjedhore, ndau me opinionin publik mesazhin e tij për zgjedhjet, duke theksuar se “në këtë ditë qytetarët kanë mundësinë dhe të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen e tyre, të familjes dhe të Shqipërisë sonë të përbashkët”.

“Ju ftoj të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar ditën e diel me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet! Të gjithë së bashku mund ta kthejmë këtë proces në një shembull të qytetarisë, të transparencës dhe të pjekurisë demokratike, sepse demokracia nuk është thjesht një ditë votimi, është një angazhim i përditshëm që nis me pjesëmarrjen dhe kulmon me përgjegjësinë”, tha Begaj.

Presidenti Begaj u shpreh se “institucionet kanë një detyrim të qartë dhe të panegociueshëm: të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta. Vetëm përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm ndërtohet besimi i qytetarëve te shteti, tek institucioni i votës dhe te vetë e ardhmja demokratike e vendit tonë”.

Begaj tha se beson thellësisht se populli shqiptar meriton më të mirën.

“Meritoni një proces zgjedhor që përfaqëson vullnetin tuaj të lirë, që respekton ligjin dhe që i shërben vetëm interesit publik. Zgjedhjet e 11 majit nuk janë vetëm ushtrim demokracie, por janë test i rëndësishëm pjekurie politike për qytetarët dhe faktorin politik. Ndaj, si përfaqësuesi juaj, ju kërkoj me zemër që 11 majin ta ktheni në ditë feste dhe angazhimi qytetar në emër të demokracisë dhe të shpresës për të ardhmen. Vota është zëri juaj. Përdoreni me dinjitet, sepse përmes saj ju merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë”, nënvizoi Begaj.

Kreu i shtetit u shpreh se “pavarësisht sfidave që mund të hasim, unë kam besim se ne mund dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar, të palëkundur në përkushtimin tonë për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më demokratike”.

Gjatë ditës së sotme Begaj priti në takim edhe delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Michael Gahler, që ka ardhur për monitorimin e zgjedhjeve të datës 11 maj.

Biseda me delegacionin u përqendrua te procesi zgjedhor, menaxhimi i tij i parë në kontekstin e përmbushjes së standardeve në rrugën e anëtarësimit në BE.

Parlamentarët evropianë shfaqën interes të posaçëm për risitë e këtij procesi lidhur me votimin e Diasporës.

Ky takim përmbylli serinë e takimeve të Presidentit të Republikës me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 11 majit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin pediatrik, Spahiu: Asnjë familje nuk duhet ta përballojë këtë rrugëtim pa mbështetje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ndau në rrjetet sociale një mesazh në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin pediatrik, Spahiu: Asnjë familje nuk duhet ta përballojë këtë rrugëtim pa mbështetje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ndau në rrjetet sociale një mesazh në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit…