Rama: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në 2027-n nuk mund të realizohet nga “këneta”

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se përmbyllja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk mund të realizohet me “kënetën dhe moçalet e vogla”.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se përmbyllja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk mund të realizohet me “kënetën dhe moçalet e vogla”.

I ftuar në një studio televizive, Rama u shpreh se “në rastin hipotetik që këtu të vijë dikush tjetër nga këta në fushë, konkretisht “bufi” të shfaqet si fytyra e Shqipërisë, Shqipëria zhytet prapë në një rutinë dhe është e pamundur të realizohet përmbyllja e negociatave”.

Rama u shpreh se në këtë moment nuk ka asnjë tjetër jashtë nesh që mund ta përmbushë këtë qëllim.

“Kjo është thjesht një çështje e momentit. Unë jam udhëheqësi i PS-së, por natyrisht që pa PS-në unë jam vetëm një njeri”, u shpreh kryeministri i pyetur mbi sloganin e PS-së në këto zgjedhje “Vetëm me Edin dhe PS-në”.

Kryeministri theksoi se PS ka punuar shumë për këtë ditë, por edhe konjuktura në Europë dhe botë ka ardhur në favorin tonë.

“Nuk ka asnjë mundësi, asnjë forcë dhe shans tjetër. Është çështje kohe, koha është e shkurtër, nuk është e thënë që dera do të rrijë hapur. Dihet kush është në fushë, lojtarët, forcat, skuadrat. Çfarë të them se mund të realizohet edhe me “kënetën e moçalet e vogla”? Nuk bëhet dot”, u shpreh Rama.

Ndërsa bëri një kronologji të progresit të bërë në procesin e integrimit europian gjatë qeverisjes së PS-së, Rama u shpreh se “ne jemi në tavolinë me BE-në dhe mund ta përmbyllim procesin”.

Por nëse luhatet, Kryeministri theksoi se “ajo histori mund të marrë një kohë të pafundme”.

Për këtë kryeministri kujtoi se “kur PS ka marrë detyrën Shqipëria ishte një vend ku të paktën në 2 vitet e fundit para ardhjes në detyrë nuk kishte më vizita të nivelit të lartë”.

“Ata që qeverisnin këtu ishin të skualifikuar në sytë e palës tjetër. Unë e di se çfarë kam parë, dëgjuar e ndjerë në atë fazën e parë nga shtatori-tetori i 2013 kur ishte krijuar miti fals se duheshin kaluar tre ligje se duhej të na jepnin statusin. Dhe se çfarë lloj stigme kishim ne në sytë e tyre”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…