Skema Kombëtare, lehtësohen procedurat për përfitimin e naftës në bujqësi

Qeveria ka lehtësuar procedurat për fermerët që aplikojnë për të përfituar naftë pa taksa në bujqësi, nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2025.


Qeveria ka lehtësuar procedurat për fermerët që aplikojnë për të përfituar naftë pa taksa në bujqësi, nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2025.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Financave kanë miratuar ndryshime në udhëzimin “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit për programin e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2025”, duke thjeshtuar dokumentacionin që duhet të ngarkohet në sistem gjatë aplikimit.

Sipas ndryshimeve të botuara në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se “çdo subjekt përfitues duhet të provojë aktivitetin bujqësor për të cilin aplikon, duke paraqitur: faturë blerje për një nga inputet si material mbjellës (farëra ose fidanë)/ plehra kimike/ pesticide; ose faturë për shitjen e prodhimit”.

Faturat mund të ngarkohen në sistem në momentin e aplikimit ose mund të dorëzohen fizikisht në Agropika ose në zyrat qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

Udhëzimi përcakton gjithashtu se dokumentacioni që duhet të ngarkohet në sistem është edhe për statusin e pronësisë: Certifikata e pronësisë, shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese kur fermeri e disponon atë; AMPT, kur aplikanti ka AMTP për tokën bujqësore të lëshuar në emër të tij si përfaqësues i familjes bujqësore; kur aplikanti është anëtar i familjes bujqësore që ka marrë tokën në pronës duhet të dorëzojë AMTP, Certifikatë familjar e gjendjes më 1.8.1991, Marrëveshje dakordësie e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore në gjendjen aktuale, në lidhje me punimin/përdorimin e tokës nga aplikues. Dhe në rastet kur aplikanti e ka marrë tokën bujqësore me qira ose në përdorim, duhet të dorëzojë kontratë qiraje, kontratë huapërdorjeje ose dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve (shoqëruar me dokumentet përkatëse të pronësisë).

Aplikimet vijojnë të jenë të hapura deri më 30 maj 2025. Të gjithë ata që plotësojnë kriteret do të përfitojnë deri në 186 euro për hektarë, në varësi të kulturës. Vitin e kaluar nga kjo skemë kanë përfituar mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të…