Gonxhja: Artizanati shqiptar, përçues i kulturës ndër shekuj

Panairi “ZAN’ART” synon të promovojë artizanatin shqiptar dhe mjeshtrinë tradicionale që përfaqëson identitetin tonë kulturor


Në një atmosferë festive u zhvillua në mjediset e Hotel Rogner, panairi i artizanatit shqiptar ZAN’ART.

40 artizanët e përzgjedhur kanë prezantuar me krenari prodhimet e tyre që paraqesin mjeshtërinë por dhe kulturën e shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj.

ZAN’ART synon të krijojë një urë të gjallë ndërmjet brezave, duke i rikthyer artizanatit shqiptar vendin që meriton në shoqëri.

Në këtë aktivitet të mbështetur nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ishte i pranishëm edhe ministri Blendi Gonxhja.

Përveç prezantimit të veshjeve tradicionale, qëndismave, gdhendjeve etj., panairi përfshin edhe seminare të cilat janë parë si një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth kulturës dhe traditave shqiptare. Për këtë arsye, do të zhvillohen 11 të tilla, prej mjeshtrave të artizanatit.

ZAN’ART synon të promovojë artizanatin shqiptar dhe mjeshtrinë tradicionale që përfaqëson identitetin tonë kulturor; të nxisë ruajtjen dhe zhvillimi e zanateve të trashëguara brez pas brezi; pasurimin e ofertës turistike të Shqipërisë duke sjellë produkte autentike dhe eksperienca unike për vizitorët; të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë kulturore dhe ekonomike të artizanatit; të shtojë kërkesën për produktet artizanale në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.


Lexo më shumë nga

Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga ministrja për…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga ministrja për…