Rama: Rikthejmë industrinë ushtarake në Gramsh, vende pune të mirëpaguara

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se rilindja e industrisë ushtarake do të krijojë shumë vende pune të mirëpaguara në Gramsh.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se rilindja e industrisë ushtarake do të krijojë shumë vende pune të mirëpaguara në Gramsh.

Në një takim me socialistë të Gramshit, Rama u ndal te rivitalizimi i industrisë ushtarake, të cilën e cilësoi një hap tjetër shumë të rëndësishëm në rrugën drejt Shqipërisë 2030.

Rama theksoi se në Gramsh ka një histori, traditë dhe mundësi, ndaj i siguroi banorët se do të vazhdojë puna që ka nisur në këtë drejtim.

“Po diskutojmë me kompani të ndryshme për disa pika të Shqipërisë. Një nga pikat ku duam të sjellim një kompani të madhe për të filluar prodhimin dhe punësuar me paga shumë të mira do ta bëjmë reale më herët sesa vonë këtu në Gramsh”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Gramshi është një bashki me shumë potencial por me pak mundësi nga pikëpamja e buxhetit të vetë bashkisë.

“Ndërkohë, ne po e shohim se si Gramshi ka filluar të vizitohet, pra ajo ‘perdja e hekurt’ që kishte rënë midis Gramshit dhe pjesës tjetër të Shqipërisë ra me rrugën e re, u bë lidhja e shpejtë dhe ndërkohë për shumë njerëz që nuk e kishin marrë ndonjëherë rrugën deri këtu, bukuritë e gjithë zonës kanë filluar të zbulohen”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se qeveria po nxit mbështetjen dhe po synon t’i japë krahë çdokujt që do të investojë në këto territore kaq të bukura për të hapur dyer të tjera mikpritjeje.

Po ashtu, Rama premtoi edhe përmbylljen e disa segmenteve të tjera rrugore që do të nxisin më tej turizmin, agroturizmin dhe ekonominë përmes vënies në dispozicion të gjithë bukurive të jashtëzakonshme që ka Gramshi.

Burimi ATSH

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…